FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Asteroidi i Krishtlindjeve më afër nga 400 vitet e fundit

Asteroidi i Krishtlindjeve bëri kalimin më të afërt me Tokën në 400 vitet e fundit. Duke përfituar nga një mungesë e shkurtër e kometës së festave, “46P/Wirtanen”, e penguar për disa ditë nga Hëna e plotë, asteroidi 2003 SD220 përshëndeti Tokën duke kaluar në distancën e 2,9 milionë kilometrave.

“Në vitin 2070 do të rikthehet dhe do të jetë edhe më afër”, sipas ekspertëve të NASA-s.

Asteroidi iu afrua Tokës në një distancë sigurie dhe afërsia mundësoi që të bëhen foto me radar të sipërfaqes së tij që do të ndihmojnë në një përllogaritje më të mirë të orbitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dhënat tregojnë për më tepër se ai është i gjatë 1,6 kilometra dhe ka një formë interesante, që ngjason me atë të një hipopotami.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht tre teleskopë të mëdhenj janë përqendruar tek ky asteroid, “Goldstone Deep Space Communications Complex”, “Green Bank” dhe “Arecibo”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?