Banorët e Suhës i çojnë “selam” Ramës

Banorët e fshatit Suhë pjesë e Bashkisë Libohovë, “përshëndesin” në një mënyrë ideale kryeministrin Edi Rama.

Ata kanë formuar një mozaik gurësh në thëllesitë e cëkëta të lumit të fshatit parrullën e famshme të opozitës dhe gjithë shqiptarëve “Rama Ik”. Iniciativa ka qenë tërësisht spontane nga banorë të fshatit kryesisht të rinjve që vijnë nga emigracioni. Nisur nga gjendja aspak pozitive që mbizotëron në këtë pjesë të vendit ashtu si në të gjithë Shqipërinë, të rinjtë e Suhës, nuk e kanë kursyer parrullën që e kanë “pagëzuar” jo rastësisht në rrjedhën e lumit në vendin e quajtur “Kandal”.

Rama Ik është formuar nga gurë me diametër përafërsisht të barabartë mbi pritën e lumit ku dikur ishte ndërtuar nga ish-Ndërmarrja e Bonifikimit.

Urrejtja ndaj Edi Ramës edhe në këtë pjesë të Gjirokastrës, u reflektua edhe në votimet monistë të 30 qershorit, ku kryetarja e Bashkisë Luiza Mandi, u votua nga 6% e zgjedhësve dhe këta, pjesëtarë të administratës.

SHKARKO APP