Bekim Fehmiu, këtë vit në ekranin e Festivalit të Kanës

Filmi “Even I Met Happy Gypsies”, prodhim i vitit 1967, këtë vit do të shfaqet në Festivalin e Kanës. Dhe kur kujtojmë se në film rolin kryesor e luan aktori shqiptar Bekim Fehmiu, kjo e bën filmin edhe më të veçantë. Pasi në vitin 1967 filmi mori dy çmime në Festivalin e Kanës, filmi kthehet pas pesëdhjetë vitesh prapë në këtë festival.

Arkiva Jugosllave e Filmit do ta lançojë një kopje të re, kësaj radhe me përkthim në anglisht e frëngjisht të filmit, që do të jetë pjesë e një programi të filmave klasik në Festivalin e madh, Cannes Classics, raporton Blici serb. Filmi në fjalë është me regji e me skenar nga Aleksandar Petroviq, ndërsa pos Bekim Fehmiut në role vijnë edhe Olivera Katarina, Gordana Jovanović, Bata Živojinović.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?