Bob Dylan refuzon pjesëmarrjen në ceremoninë e çmimeve Nobel

Bob Dylan nuk do të udhëtojë në Suedi për të marrë çmimin Nobel për Letërsi. Akademia suedeze që ndan çmimet Nobel ka njoftuar se ka marrë një letër, në të cilën thuhet se këngëtari amerikan nuk mund të marrë pjesë në ceremoni për shkak të angazhimeve që ka. Sipas njoftimit, Dylan ka thënë se ndihet i nderuar dhe do të dëshironte që ta merrte vete çmimin, por nuk ka mundësi ta bëjë këtë. 75-vjeçari nuk do të jetë i pari fitues i çmimit Nobel që mungon në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Harold Pinter dhe Doris Lessing, fitues të këtij çmimi në vitin 2005, respektivisht 2007, ishin nga ata që kanë munguar kur ju është ndarë çmimi. Rokeri veteran fitoi çmimin Nobel pasi “ka krijuar shprehje të reja poetike përbrenda traditës së shkëlqyer të këngës amerikane”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel dhe do të mbahet në Stokholm më 10 dhjetor (që është përvjetori i vdekjes së Alfred Nobel).

SHKARKO APP