Bojken Lako mesazh prekës për vdekjen e babait të tij

Aktori i njohur shqiptar , Bujar Lako u nda nga jeta ditën e djeshme në mënyrë të papritur. Ndërsa lajmi për vdekjen e tij tronditi të gjithë.

Djali i aktorit , rrokeri  Bojken Lako, ka folur për herë të parë për largimin e të atit nga kjo jetë përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa falënderon të gjithë ata që po i qëndrojnë pran në këto ditë të vështira.

“Miq të Bujos, dashamirës, të afërm e shokë. Jemi të prekur pa masë e na keni dhënë mbështetje e emocion të fortë, me ndjeshmërinë që treguat në këto ditë të vështira. Ju falënderojmë shumë! Duam t’ju njoftojmë se ceremonia mortore do të zhvillohet sot në varrezat e Sharrës në Kombinat, duke u nisur nga shtëpia këtu në |Myslym Shyri” në orën 11:00. Duam t’ju lajmërojmë se ditën e mërkurë dhe të enjte ju presim në ambientet e hotel “Mondial” në dy orare: paradite 10:00 me 14:00 dhe pasdite 16:00 me 19:00 për ta kujtuar Bujon dhe për t’ju falënderuar nga afër”.

Postimin e tij, këngëtari e mbyll duke shkruar: “Ju falënderojmë shumë!”.

SHKARKO APP