Brisida Shehaj: Bashkia Tiranë si lavatriçe, fabulat skadojnë në 25 prill

Nënkryetarja e LSI-së, Briseida Shehaj, nëpërmjet në postimi ne rrjetet sociale, ngre pikepyetje te medha mbi buxhetin e Bashkise Tiranë. Shehaj akuzon Veliajn duke u shprehur se janë rritur taksat nga ‘Lali në botën e lavatriçeve’.

Postimi i plote:

Pasi na përkundi me përrallat për buxhetin e vitit e 2021 qeveria, një tjetër trullosje me fabula Lizash në qytetin e çudirave po rezevon buxheti i lalit.
Këtu nuk është kursyer fantazia, magjirat me dollarë, që dalin nga moskundi, me anti Robin Hood-ër që ua marrin rë varfërve për t’ja dhuruar të pasurve.
Ja më konkretisht: 50 ml usd vetëm nga taksa e ndërtimit.
Asnjë vizion në buxhet, asnjë analizë sesi investimet kanë prodhuar vlerë të shtuar.
Për çdo të ardhur nga taksat ka rritje jo se është shtuar numri i bizneseve, aktiviteti a shërbimet, por sepse janë rritur taksat nga Lali në botën e lavatriçeve.
Arroganca vazhdon, ata vetë vendosin e vetë votojnë në përrallat që i tregojnë popullit, kurse këtij të fundit i mbetet veç te paguajë dhe…ku i dihet, të detyrohet të blejë shtëpi në ndërtimet që nuk i ndali as pandemia. Për Super Lalin qyteti jeton me beton, sa kohë lavatriçja është modeli i vetëm ekonomik që njeh.
Si tha sa u ul në karrige?
0 ndërtime!
Sapo u ul mbi lavatriçe flet me shumë zero, por pas 1shit.
Si donte të ndalte ndërtimin?
Rriti taksën e ndërtimit.
Sapo mësoi si ndizej lavatriçja, shqiptarët thjesht po i detyron të paguajnë 105 € më shumë për çdo m2.
Si tha ende i freskët në karrigen e Bashkisë?
Do rritet ca çmimi i ujit se do bëjmë investime t’ju rrjedhë në rubineta, por ndërsa ai i gëzohet lavatriçes shqiptarët ende blejnë ujin në dyqane.
Ka dhe më sa kohë Lali lavatriçes i rri mbi kokë të mos ndalet një çast, se përndryshe s’ka përralla me qerosë e Liza, që i bëjnë derman për ta zënë gjumi top. Për sot po i kujtojmë se fabulat skadojnë në 25 prill, deri atëherë bën mirë të hyjë edhe vetë në lavatriçe të lajë mëkatet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?