FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Bye-bye”, Edi Manushi ikën nga Top Channel

Një tjetër figurë e ekranit do të largohet nga Top Channel. Mësohet se Edi Manushi nuk do të prezantojë më emisionin e njohur sportive, “Procesi Sportiv”. Kjo gjë është pranuar nga vetë Manushi mbrëmjen e djeshme, në emisionin e fundit të organizuar për Botërorin.

Në këndin e intervistës që moderatorja Fjoralba u ka bërë përgjatë gjithë muajit personazheve të njohur nga një pyetësor të shkurtër, kësaj here përballë Fjoralbës ishte partneri i saj, Edi Manushi.

Ajo e ka pyetur Manushin nëse do të vazhdojë me këtë program. “Mirë bëre që më pyete për këtë. Nuk do të jem më, mendoj se duhet t’i lë rrugë të rinjve. 10 vjet janë shumë”, tha Manushi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për momentin nuk dihet nëse ai po largohet nga Top Channel, apo do të drejtojë ndonjë emision tjetër. Manushi u bë objekt kritikash këtë Botëror në rrjet, për shkak të të ftuarave të tij, që më shumë vinin zhveshur, se veshur. Më poshtë po iu sjellim disa prej momenteve të sikletshme (për ne) nga ky emision.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?