Celentano feston 79 vjetorin me një sukses të ri me Minën/ VIDEO

Këngëtari i madh italian Adrian Celentano feston sot 79 vjetorin e ditëlindjes duke u renditur në vend të parë të klasifikimit muzikor zyrtar me albumin ‘Më të mirat” të regjistruar me një tjetër mit të muzikës italiane Mina.

Dje këngëtari mitik që ka shitur mbi 200 milionë disqe publikoi këngën e re në youtube ‘A un passo da te’ “Një hap larg teje”.

Një këngë dashurie që tregon pasionin dhe ironinë e dy të dashuruarve. 18 vjet nga suksesi i parë i përbashkët, Mina e Celentano kthehen sërish me një tjetër sukses

SHKARKO APP