FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çelësi për jetë të gjatë është dieta e indigjenëve

Një studim i ri ka zbuluar se truri në popujt indigjenë që jetojnë në Amazonë plaket 70% më ngadalë se truri në popullsitë perëndimore.

Eksperimenti i kryer nga Universiteti i Kalifornisë Jugore zbuloi se indigjenët që jetojnë në Amazonë përjetojnë më pak degjenerim të trurit se popullsia e Amerikës apo Europës dhe kjo për shkak të dallimeve të konsiderueshme në stilin e jetës.

Një shpjegim për këtë veçori mund të jetë te dieta dhe aktiviteti fizik. Shkencëtarët i dhanë merita ushqimit në Amazonë i cili është i pasur me fibra dhe me pak yndyrna të ngopura, por edhe stilit të jetës së tyre aktive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zona ka pak qasje në kujdesin shëndetësor modern, kjo është e ekuilibruar me stilin e tyre të jetesës, e kundërta e asaj që ndodh në Perëndim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?