Celine Dion do të këndojë “Titanic” në 20-vjetorin e filmit

Këngëtarja e njohur, Celine Dion do të performojë në Billboard 2017 ‘My Heart Will Go On”, një projekt i cili ishte pjesë e filmit të njohur ‘Titanic’. “Kjo këngë do të thotë shumë për mua dhe ka luajtur një rol shumë të madh në karrierën time. Është një nder i madh që të kem mundësinë ta performoj në skenën madhështore të Billboard Music Awards , në kujtim të 20 vjetorit të filmit. Jam shumë mirënjohëse ndaj James Horner dhe Will Jennings që e kanë shkruar filmin dhe më kanë dhënë mundësinë të jem pjesë e Titanic që do të kalojë në shumë breza”, ka thënë 49-vjeçarja në një deklaratë për mediat. Celine do të jetë në skenë më 21 maj për këngën e publikuar para 20 vitesh, duke marrë çmime Grammy dhe Oscar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?