Çfarë nuk duhet të vishni në një intervistë pune

Shumë njerëz harrojnë disa detaje që vërehen shumë gjatë një interviste punë. Disa e teprojnë me veshjen, të tjerë me grimin e ndërsa meshkujt nuk paraqiten me veshjen e duhur. Çfarë duhet të keni parasysh në një intervistë pune:

Thonj të gjatë-Shmangini në mënyrë kategorike. Mbajini thonjtë tuaj të shkurtër dhe të pastër.

Bizhuteri të tepruara-Jo më shumë se dy unaza në duar, vathë të ekzagjeruar apo pirsing në fytyrë,  shmangni byzylykët në kyçin e këmbës.

Këpucët e hapura apo sandalet-Këpucët duhet të jenë të mbyllura serioze por jo jashtë mode, sandalet apo këpucët e hapura përpara ruajini për një rast tjetër.

Këmbët e zbuluara-Vishni gjithmonë çorape apo geta, edhe në verë përdorni ngjyra neutrale apo çorape me ngjyrat e sezonit të cilat përshtaten me këpucët.

Kostumet jashtë mode-Kujdesuni që kostumi juaj të mos jetë  jashtë mode kini kujdes gjerësinë dhe ngushtimin e kostumit, konsultohuni me rrobaqepësin.

Minifundet-Fundet  nuk duhet të jenë më të shkurtër se 3 cm sipër gjurit. Mos vishni pantallona të shkurtra  për intervistë.

Xhaketat e lëkurës për meshkujt dhe femrat-Veshjet e lëkurës nuk transmetojnë aspak seriozitet për një intervistë, duket sikur janë të papërshtatshme për këtë situatë.

Këmishat e zbëthyera për meshkujt-Kollarja në një intervistë është padiskutim e nevojshme, mandej në punën e përditshme dhe mund ta shmangni por këmishat duhen të jenë gjithmonë mbërthyera.

Çantat e printuara apo me dizenjo të ekzagjeruara-Çantat duhet të jenë gjithmonë të një stili konservativ  dhe serioze.

Çantat dhe këpucët e kuqe-Kuletat, çantat dhe këpucët duhet të jenë gjithmonë në ngjyra klasike si gri blu të zeza dhe gjithashtu të jenë të mirëmbajtura.

Ngjyrat konservative si bluja apo grija janë alternativat më të mira për raste të tilla. Nëse do vishnit të zezën për këtë rast do të konsiderohej shumë serioze.  Nëse vishni  të zeza sigurohuni që të keni një shall apo një kollare me ngjyrë për të zbutur pamjen tuaj. Ngjyra kafe ende vihet në dyshim si një ngjyrë biznesi kështu që mundohuni ta evitoni.  Në rast se ju ofrohet mundësia e një interviste të dytë, ndërroni veshjen tuaj, të paktën shallin apo kollaren.

SHKARKO APP