Çifti i të moshuarve me 60 vite martesë vdesin në një ditë
Një çift i moshuar, i martuar prej më shumë se 60 vjetësh, kanë ndërruar jetë në të njëjtën ditë, gjysmë ore diferencë nga njëri tjetri, në të njëjtën dhomë duke i mbajtur dorën njëri-tjetrit në minutat e fundit të jetës.
Më 31 korrik, July Henry dhe Jeanette De Lange ndërruan jetë në azilin e Dakotës së Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas 63 vjetësh martesë. Gjatë jetës së tyre bashkëshortore ata patën pesë fëmijëve së bashku.
87-vjeçarja, e cila vuante nga Alzajmeri, vdiq e para, ndërsa 86-vjeçari, një veteran lufte i cili vuante nga kanceri në prostatë, e ndoqi partneren e tij 20 minuta më pas.
“Është një akt i bukur i dashurisë dhe mëshirës së Zotit. Nuk mund të lutesh për diçka të tillë për prindërit tu, pasi duket keq, por është shumë e bukur. Ishte shumë e ëmbël”, thotë Lee De Lange, njëri nga djemtë e çiftit të ndjerë.