FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ç’janë qukat e syve dhe a konsiderohen një rrezik

Nishanet mund të jenë në çdo vend të trupit, përfshi këtu edhe zonën e syve. Nuk është çudi nëse brenda syrit tuaj do të dalloni një shenjë. Është nishan ose thjesht një lloj quke. Qukat e syve mund të jenë në pjesën përpara të syve tuaj, afër irisit ose nën retinë.

Qukat apo nishanet e syve nuk janë domosdoshmërisht të çuditshme. 5 përqind e kaukazianëve kanë quka në sy, kjo për shkak të syve të tyre me ngjyrë, lëkurës së bardhë dhe faktit që digjen lehtësisht nga dielli.

Gjithsesi, ekspertët thonë se të gjithë racat janë të rrezikuara nga qukat e syve. Të kalosh shumë kohë në diell mund t’i zhvillojë ato. Ndonëse nuk ka asgjë për tu shqetësuar, e mira është që nëse keni një shenjë tek sytë duhet ta mbani nën kontroll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në raste të rralla ndodh që ajo të transformohet në melanomë, forma më e rrezikshme e kancerit të lëkurës. Kështu që një herë në 6 muaj kthejini sytë nga sytë tuaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?