Ç’kërkon nëpër male? Beti Njuma tregon historinë e saj: Babai im ka qenë alpinist, ja kur e kuptova pasionin tim

Gazetarja Beti Njuma e ftuar në PolitikOn ka folur më shumë për nisjen e pasionit të saj për ngjitjen e maleve të vendit.

Njuma ka treguar se është një pasion i trashëguar nga i ati që ka qenë alpinist, por ajo e zbuloi pasionin e saj në moshën 35 vjeçare.

Njuma: Unë jam e sëmurë pas malit dhe unë kam lindur me malin, sepse jam bijë e një alpinisti të vjetër të 17 nëntorit. Babai im ka qenë trajner i të rinjve të 17 nëntorit. Kur kam qenë e vogël jam rritur me ndjesinë e  malit, ndjesinë e lartësisë, me aktivitetet e përvitshme që bënte babai. Madje kur kam lindur babai ka qenë në Theth. Jam rritur me ndjesinë e udhëtimeve të gjata dhe me dashurinë për malin. Midis fotove të fëmijërisë kam shumë foto në borë në malin e Dajtit. Më pas babai na çonte nëpër aktivitete nëpër Shqipëri.

U desh të bëhesha 35 vjeç që të filloja dhe unë largimet e përjavshme nëpër malet e Shqipërisë. E zbulova përmes pasionit tim.

PolitikOn - Beti Njuma tregon historinë e saj: Babai ka qenë alpinist, ja kur e kuptova pasionin tim

SHKARKO APP