Çokollatat “Biden” dhe “Harris”, koleksioni special me rastin e inagurimit të presidentit amerikan
Sarah Dwyer është e cila drejton një kompani të prodhimit të çokollatave shumë pranë Washinhton DC, me rastin e inaugurimit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden dhe zëvendëses së tij Kamala Harris, ka nxjerrë në shitje një koleksion special çokollatash. Ëmbëlsirat kanë si konfeksion pikërisht imazhin e presidentit të ardhshëm dhe zv. Presidentes.
“Nëse këtë kuti me çokollta ia bën dhuratë dikujt që nuk ka të njëjtat bindje politike, ateherë të paktën ndan me të diçka të ëmbël. Pra, është si një lloj pajtimi”- shprehet Dwer, pronare e “Chouquette Chocolates” në Gaithersburg.
Deri më tani ajo ka shitur më shumë se 10.000 çokollata speciale Kamala Harris, të cilat me sa duket kanë rezultuar më të sukseshshme se sa koleksioni Biden.
Kompania që Dwyer drejton filloi të bënte çokollata me temë politike qysh në inaugurimin e dytë presidencial të Barack Obama. Më pas bëri çokollatat Hillary Clinton dhe Donald Trump në 2016. – “Chouquette Chocolates” gjithashtu nxori në shitje çokollata të frymëzuara nga Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të sëmundjeve infektive në SHBA, i cili është bërë i famshëm për rolin e tij në luftën ndaj pandemisë Covid-19.