Covid-19, qumështi i gjirit është i sigurt
Covid-19 nuk kalon nga nëna pozitive tek foshnja përmes ushqyerjes me gji. Kjo u zbulua nga një studim i koordinuar nga ”Città della Salute” në Torino të Italisë dhe i botuar në revistën shkencore ndërkombëtare ”Frontiers in Pediatrics”.
Gjatë hulumtimit, të sapolindurit u ushqyen me gji duke ndjekur të gjitha rregullat e rekomanduara në kohë pandemike të tilla si përdorimi i maskave, larja e duarve, pastrimi dhe dezinfektimi i sipërfaqeve.
“Këto rezultate janë qetësuese për nënat dhe për punonjësit shëndetësorë që kujdesen për shëndetin e nënës dhe fëmijës”,-shpjegoi prof. Enrico Bertino, i cili shtoi se “Studimi mbështet gjithashtu rekomandimet e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përdorimin e qumështit të gjirit, duke pasur parasysh përfitimet e tij të shumta, pavarësisht nga informacioni i kufizuar në dispozicion”.