Covid-i i merr jetën profesorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës
Një tjetër humbje është shënuar ditën e sotme nga Covid.
Prof. Dr. Selim Luku është ndarë nga jeta pas një lufte të gjatë me Covid.
Luku ishte një prej pedagogëve më afatgjatë në Universitetin e Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, i cili vazhdoi të japë mësim edhe pas daljes në pension.
Prof. Dr. Selim Luku është autor i një sërë tekstesh si ai i Histologjisë, Anatomisë, Fiziologjisë, Atlaseve të Anatomisë, artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit, monografi si dhe broshura në drejtimin e Mjekësisë Veterinare.
Në saj të këtij zhvillimi professional, Prof. Selim Luku ishte ndoshta një nga pedagogët më afatgjatë në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, duke vazhduar të shkojë në auditoret e Fakultetit edhe shumë vite pas daljes në pension. Madje, pas daljes në pension pati një rendiment të lartë në prodhimin e librave të fushës së tij, si për të treguar se për intelektualin e vërtetë dalja në pension ska asnjë herë kuptim.