Covid trondit shëndetin mendor/ 1.5 mln fëmijë, në rrezik nga ankthi dhe depresioni

Studimet nga Qendra e Shëndetit Mendor në Britaninë e madhe kanë ngritur alarmin për kërcënimin që përbën pandemia në shëndetin mendor.

Pasojat do të jenë afatgjata, ndërsa më shumë së 10 mln njerëz pritet të kërkojnë mbështetje psikologjike.

Sipas të dhënave, të rrezikuar nga ankthi dhe depresioni janë edhe 1.5 mln fëmijë.

Pandemia e koronavirusit është kërcënimi më i madh për shëndetin mendor që nga Lufta e Dytë Botërore. Pasojat, në fakt, do të ndihen për vite pasi të arrijmë ta kontrollojmë atë.

Ky është vlerësimi pesimst i Dr. Adrian James, President i Kolegjit Mbretëror të Psikiatërve në Britani.

James theksoi se sëmundja dhe katastrofa ekonomike që ka shkaktuar do të jetë një goditje e fortë për shëndetin mendor, me pasoja afatgjata, një realitet që e bën të domosdoshme ndihmën psikologjike. Dhjetë milion njerëz, përfshirë 1.5 milion fëmijë, kanë nevojë për mbështetje psikologjike vetëm për shkak të krizës shëndetësore. Të dhënat e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të MB tregojnë se numri i njerëzve që kontaktojnë profesionistë të shëndetit mendor është shumë i lartë.

Studimet nga Qendra e Shëndetit Mendor parashikojnë që një total prej 10 milion njerëz do të kërkojnë mbështetje psikiatrike.

Nga ata, 1.3 milion që nuk kishin probleme psikologjike pritet të kërkojnë trajtim për ankth të moderuar deri të rëndë, ndërsa 1.8 milion të tjerë do të kërkojnë trajtim për depresion klinik mesatar deri të rëndë. Kostoja mendore e bllokimit nuk duhet të jetë një arsye për të injoruar rrezikun e paraqitur nga vetë koronavirusi.

SHKARKO APP