David Beckham “përçan” fansat merolin e tij në filmin “Mbreti Artur”

Ish futbollisti i njohur i kombëtares angleze David Beckham tërhoqi vëmendjen verën e kaluar kur deklaroi se do të ishte pjesë e filmit “Mbreti Artur”. Bashkëshorti i stilistes së famshme Victoria Beckham u prit me padurim nga fansat për këtë eksperiencë të tij të re. Pas daljes së trajlerit të shumta kanë qenë komentet negative në rrjetet sociale. “Pjesa më e shëmtuar e filmit”, janë disa prej komenteve në “Twitter”. “Sapo pashë një pjesë të David Beckham në trilerin e filmit Mbreti Artur, çfarë dështimi,” shkruan një tjetër.”David Beckham nuk ka të ardhme për aktor”, etj.. Por ka edhe shumë prej tyre që shprehen se arsyeja përse do të shkojnë të shohin filmin është pikërisht pjesëmarrja e ish-futbollistit anglez. Megjithatë regjisori Guy Ritchie ka dalë në mbrojtje te ish-futbollistit në filmin e tij të ri ‘Mbreti Artur’ duke insistuar se Beckham është një “aktor i talentuar”.

SHKARKO APP