Demalia: Lleshaj idiot, protestuesit t’i futen në zyrë, Rama i sëmurë psikik

Në një intervistë për Ora News gjatë protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, analisti Ilir Demalia u shpreh se policia përdor dhunë në mënyrë arbitrare sepse ne nuk kemi ligj dhe gjykata.

Policia përdor dhunë në mënyrë arbitrare sepse ne nuk kemi ligj dhe gjykata në radhë të parë. Unë merrem me palët politike se bëjnë llogari politike dhe nuk u intereson vrasja e djalit. Këtë kemi 30 vite që e shohim. Është ndërgjegjja qytetare ajo që ka rëndësi. Kjo është një revoltë e ligjshme sepse nuk ka vlerë ministria e Brendshme edhe nëse ndizet flakë, para jetës së një njeriu. Jeta është e drejta themelore. Ky ministër idiot, një njeri që kërcënon dhe që bën të fortin, ja ku është fytyra e policisë që është fytyra e tij. Është një mekanizëm i hekurt në duart e Ramës si një shërbëtor. Protestuesit të futen deri në zyrën e ministrit dhe ta marrin deri sa të largohet ai. Kjo dhunë është kultivuar nga klasa politike nuk ka një qetësi pas 30 vitesh. Këtu është kryetar i Kuvendit dhe Rama është një psikik pas pushtetit, prandaj bën kështu se ai nuk ka parime”,- tha Demaliaj.

SHKARKO APP