Demalia: Nexhmije Hoxha nuk përbën lajm, problem mbetet gjendja komuniste që vazhdon ende

Analisti Ilir Demalia ka komentuar vdekjen e Nexhmije Hoxhës, të vesë së diktatorit komunist Enver Hoxha. Për Ora News, Demalia thotë se sot vdekja e Nexhmijes nuk duhet të përbënte lajm. Sipas tij, pavarësisht se sot vdiq fizikisht, vdekja e saj ka ndodhur që para 30 vitesh.

Ilir Demalia: Për mua Nexhmija Hoxha sot nuk duhet të bënte lajm. Është një kufomë, një njeri që i ka shërbyer në mënyrë të përbindshme asaj makineria kriminale që drejtohej nga bashkëshorti i saj.

Problemi është që shqiptarët duhet ta kuptojnë se çfarë na ka bërë Nexhmija, sa na ka shkatërruar Nexhmije Hoxha dhe si do të dalin shqiptarët  nga kjo gjendje hoxhiane apo komuniste që akoma vazhdojnë, pavarësisht si i bien trumbetat. Ne nuk kemi pasur dhe nuk kemi të djathtë në Shqipëri.

Sipas Demaliajt, problem sot janë politikanët shqiptarë, të cilët sundojnë njësoj si Nexhmija

Ilir Demalia: Nexhmije Hoxha do një analizë shkencore mbi bazë faktesh e provash, jo për të rënduar krimet e saj. Komunizmi, Nexhmija dhe i shoqi i saj sikur 10% të kësaj që flitet të kenë janë mjaft, ti nxjerrësh nga varri, ti nxjerrësh prapa ti varësh prapa, ti nxjerrësh prapa dhe ti varësh prap.

Është problemi për të kuptuar vetveten çfarë ka ndodhur me ne, sepse kjo politike dhe kjo mënyrë e manipulimit të elitave shqiptare për të sunduar njësoj si Nexhmije Hoxha në kuptimin e sundimit të mendësisë për pavlefshmëri ku antivlerat vijnë dhe sundojnë sot të gjithë fushat në Shqipëri.

SHKARKO APP