Deputetja e PS-së, si një besimtare myslimane, tregon xhaminë ku shkon (FOTO)

Në fund të mandatit të saj të parë në Parlament, deputetja e PS-së, Esmeralda Shkjau, është duke kërkuar një sfidë të re pranë partisë së cilës i ka besuar për vite dhe, pse jo, edhe një mandat të ri së shpejti.

E ftuar në studion e “Rudina”, Esmeralda ka rrëfyer për një lidhje tjetër të fuqishme, jashtë politikës. Qysh fëmijë, ajo është rritur dhe është edukuar me dashuri për besimin dhe për të gjitha fetë, por pas disa viteve studim, veten do ta gjente shumë pranë besimit mysliman dhe fesë islame.

Në Durrës, qytetin ku u lind e rrit, Esmeralda ndoqi studimet e mesme në Medresenë e vajzave, prej së cilës krijoi bindjen për t’iu përkushtuar besimit islam: “Unë jam një besimtare modeste, që mundohem të gjej paqen shpirtërore. Feja myslimane është diçka që më përmbush dhe më jep një qetësi të jashtëzakonshme, sepse nëse ke besim tëndin, çdo lloj besimi, ai të jep mundësi të jetosh në paqe dhe dashuri. Besoj se çdo i ri dhe çdo e re që beson në fe, është një e mirë më shumë për shoqërinë…”-tregon Esmeralda.

Një prej xhamive në të cilat Esmeraldën mund ta shohësh shpesh, është Fatih në Durrës, vendi ku deputetja e PS-së ndihet e qetë dhe siguron paqen dhe qetësinë e munguar në çdo vend tjetër të jetës së përditshme.

Megjithatë, nuk është një besimtare e veshur me shami, ende jo. Ajo tregon se është ende në shkallën e parë të këtij besimi dhe nuk është e sigurt deri në cilën shkallë do të shkojë, por tani për tani ndihet me këmbë në tokë.

“Këtë gjë nuk duhet ta dinë të gjithë, sepse është një gjë private. Është pjesë e rëndësishme dhe një obligim që duhet kryer sa herë falesh… Unë jam akoma në shkallën e parë, por jam me këmbë në tokë, nuk e di nëse do të shkoj te shkallët e tjetra, por tani jam e lumtur dhe në paqe”, thote ajo./Revista Class/

SHKARKO APP