FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dëshifrohet papirusi mjekësor më misterioz i antikitetit, daton para 2000 vjetësh

I quajtur papirusi i Baselit daton para 2000 vjetësh. Të gjitha studimet kanë përcaktuar si autor Galenon, mjekun më të famshmëm të historisë pas Hipokratit. Deri më tani askush nuk kishte mundur ta deshifronte përmbajtjen e tij.

Një kërkim i realizuar nga ekipi i universitetit të Standfordit arriti ta zgjidhte misterin. Ata përdorën teknologjinë më të të avancuar dhe mundën të zbulojnë se papirusi ishte i formuar nga shumë të tjerë, të palosur njëri mbi tjetrin. Kur u ndanë u bë i mundur deshifrimi.

Më në fund, dhe ashtu siç dyshohej bëhej fjalë për një tekst mjeksor që trajton të ashtuquajturën apne (mungesën e frymëmarrjes) histerike. Kjo lejoi të konfirmohej se autori ishte Galeno, ose në mungesë të tij dikush që ka komentuar punën e tij. Sipas shkencëtarëve bëhet fjalë për një zbulim interesant sepse shumica e papiruseve janë letra ose dokumente administrative, ndërsa nuk ka shumë që të përmbajnë tekste letrare ose shkencore. /bota.al/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?