Dështimi 24 vjeçar dhe qillotaxhiu

Nga Ilir Levonja –

Në 26 shkurt të vitit 1996 Bashkimi Europian vendosi hapjen me vendet e Europës Jug-Lindore. Pra plot 24 vjet që Shqipëria aspiron të bëhet anëtare Unionit Europian. Ndofta ishte koha më fatlume por vendet e Ballkanit perëndimor, mirëpo Shqipëria u përfshi në një luftë thuajse civile. Viti i mbrapshtë 1997-të. Bashkimi Europian nxitoi të vendoste kritere, me preteksin e partneriteti transparent sidomos në asistencën financiare etj. Kjo kishte domethënien që klasa politike qoftë e majta apo e djathta duhet të bënim reforma serioze dhe komunikimi politik duhet të ishte konstruktiv dhe me rrotacion normal ashtu si në vendet e Unionit. Deri sot e kësaj dite kjo nuk ka ndodhur ku pavarsisht bjerrjes ekonomike, degradimit të drejtësisë, lufta politike ashpërsohej dhe ishte e fokuasuar në dy drejtime, pozita që akuzon vazhdimisht opozitën për dështimin e futjes në Europë dhe sistemet zgjedhore të manipulueshme. Megjithatë në 27 maj të 2010 -ës Bashkimi Europian i mundëson qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës të drejtën për të udhëtua pa viza në vendet e hapësirës Shengen. Kjo në një farë mënyre u ktheu besimin qytetarëve të vendeve të rajonit në ekzistencën e trungut europian. Historia i mbante tërhequr nga Lindja, andej nga kishin ardhur pushtimet shekullore dhe besimi me dhunë a islamizimi rajonal. Shpresat ishin të mëdha deri në dhjetorin e 2013 kur vende si Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Danimarka, Hollanda refuzojnë çeljen e negociatve me ne. Stefan Fyle aso kohe komisioneri për zgjerim, midis të tjerave tha se është në dorën e Shqipërisë dhe të askujt tjetër çelja e negociatave. Shqipëria ka kohën e mjaftueshme deri vitn tjetër qershor 2014. Mirëpo as në qershorin e vitit 2014, megjithëse tashmë kishim statusin e vendit kandidat. Në tavolinë na u shtuan kushte të tjera ku si gjithmonë përmendet transparenca, drejtësia, zgjedhjet. 4 vite më vonë, më 18 qershor 2019 Këshilli vendos të shtyjë vendimin e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Pra, prapë jo.. Në tetor 2019, prapë jo etj. Dhe më naivi në botë do e kuptonte që në këtë dështim 26 vjeçar në lidhje me anëtarësimin, nuk është faji i qytetarit shqiptar, por i esnafit të tij politik. Kësisoj në një demokraci normale kryeministri do të jepte dorëheqjen që pas refuzimit të parë që do i bëhej vendit në lidhje me çeljen e negociatave. E bëri Zoran Zaev në janarin e këtij viti, vendi u qeveris nga një qeveri teknike deri në zgjedhjet e reja të muajit prill 2020 ku edhe i fitoi. E kundërta ndodhi në Shqipërinë tonë. Kurrë nuk e bëri kryeministri shqiptar, u përpoq të angazhonte një shoqëri të tërë kundër presidentit Macron, Francës dhe Hollandës, njësoj siç bënte Enver Hoxha me vendet perëndimore. Dhe së fundi bash në kohën kur konferenca e qeverive të vendeve euroipiane, refuzonte për disatën herë Shqipërinë, duke citur për mos gjetjen e gjuhës së përbashkët me opozitën në reformën zgjedhore. Kryeministri i Shqipërisë i futi qytetarët e vendit të tij në një luftë frontale mbi ”tradhtinë” e Lulzim Bashës karshi UÇK-ës. Dhe deri diku ia arriti, konferenca ndërqeveritare u harrua, shqiptarët po dërrmohen të gjejnë se ishte apo nuk ishte Lulzim Basha pjesëmarrës në hetimet e Gjykatës së Hagës. Dje mbrëma teze Merkeli tha me qetësinë e asaj mësueses me një përvojë gjysmë shekullore se, detyrat nuk i keni bërë mirë. Me një fjalë çuni i gjatë nga Tirona, nuk ia prishi dot mendjen me shallvaret a atletet adidas, nuk i futi dot gjë në xhep. U shiste pordhë shqiptarëve me foto me tezen, megjithëse tezja vet jetonte origjinalitetin e një berlinezeje lindore, sa nuk përtonte të bënte pazar edhe vet. Ky i joni jo që nuk e di se çfarë është tregu, por tani u thotë shqiptarëve se sikur edhe qeveria gjermane të vi, nuk rregullohet vendi. Nuk ndalet eksodi i të rinjëve, për shkak të globalizmit, për më tepër kur edhe të rinjtë e vet Gjermanisë po ikin. Në një farë mënyre Edi Rama po paralajmëron luftën kundër globalizmit në fushatën e radhës, duke dashur të laj duart nga dështimit total i Shqipërisë. Në fakt është dështimi i tij, por që i bie për kokës Shqipërisë dhe shqiptarëve, të cilët nuk e di se çfarë dore Zoti do jetë ajo, t’u hedhi pak melhem në tru që ta zbythin Edi Ramën. Nga ana tjetër është një turp kombëtar fakti që në studiot tona aludohet deri sovraniteti territorial i Kosovës për të hequr vëmendjen nga dështimi. Eshtë turp kombëtar të pranosh studiove se negociatat janë hapur, por janë çështje politike e brendshme që nuk lejojnë komisionerët të veprojnë. Nuk e di nëse ka shqiptar të gjallë që i ha këto…sikur të ishin hapur negociatat Tirana do skuqej nga zjarret, jo nga konferencat e shtypit të tipit Enver Hoxha i pleniumeve në luftë me imperialistët perëndimorë. Ky është me plot gojën një dështim 24 vjeçar dhe ka vetëm një emër, të atij që qeveris.

SHKARKO APP