Dhimbja e syve dhe ndjeshmëria ndaj dritës, simptomë e Covid-19
Covid-19 është i paparashikueshëm. Që nga fillimi i pandemisë, ne kemi parë që ka simptoma të ndryshme. Kjo sëmundje virale tepër infektive prek pjesë të ndryshme të trupit. Mund të sulmojë organet, si veshkat dhe mushkëritë dhe të shkaktojë çështje dytësore shëndetësore.
Një kollë e thatë, probleme me frymëmarrjen, ethe dhe dhimbje trupi janë simptomat e zakonshme të Covid-19, disa njerëz mund të përjetojnë gjithashtu skuqje të lëkurës, konjuktivit dhe diarre.
Një studim i ri ka zbuluar gjithashtu se disa njerëz mund të përjetojnë simptoma të syve që shpesh mund të ngatërrohen me ndonjë infeksion tjetër të syve. Sipas studiuesve në Universitetin Anglia Ruskin (ARU), dhimbja e syve është treguesi më i rëndësishëm se mund të jeni prekur nga Covid-19. Ky studim i ri u botua në revistën BMJ Open Ophthalmology.
Studimi zbuloi se dhimbja e syve ishte më e zakonshme tek pacientët që aktualisht ishin me Covid-19. 16% raportuan se dhimbja e syve ishte një prej simptomave të tyra, 5 % raportuan se kishin pasur këtë gjendje paraprakisht dhe 18% vuanin nga fotofobia (ndjeshmëria ndaj dritës) si një prej simptomave që kishin.