FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Diamantet blu janë ngjyrosur nga oqeanet antike!

Diamantet blu, si i famshmi “Hope” që i përkiste mbretëreshës Maria Antuanet, janë ngjyrosur nga oqeanet antike dhe janë një provë më shumë e mekanizmit gjigant të riciklimit të kores së tokës, sipas një studimi të botuar në revistën “Nature” të kryer nga grupi i shkencëtarëve të koordinuar nga Evan Smith, i Institutit Gjeologjik të Amerikës, si dhe nga  Fabrizio Nestola i universitetitit të Padovas.

Këta xhevahirë ngjyrosen nga një element i pranishëm në ujin e oqeaneve, që quhet boro, që bie në thellësi ku edhe krijohen këta diamantë.

Analizat e mineraleve të bllokuar në diamantet blu, me prejardhje nga Afrika, India, Amerika e Jugut dhe Borneo, kanë zgjatur dy vite dhe tregojnë se xhevahirët janë krijuar në gurë të ekspozuar në kushte ekstreme presioni dhe temperature, si ato që gjendjen në thellësi mes 410 dhe më shumë se 660 kilometra, ose mes kufirit të mantelit të sipërm dhe atij të poshtëm, që janë shtresat mes kores dhe bërthamës së tokës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa shumica e diamanteve të tjerë krijohet në thellësi mes 150-200 kilometra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas hipotezës së studiuesve, boroja i oqeanëve antikë është futur në gurë që quhen gjarpërues. Më pas këta gurë dërgohen në thellësi nga lëvizjet e pllakave të tokës dhe aty lëshojnë ujin që marrin me vete.

Pjesa më e madhe e ujit ngjitet drejt sipërfaqes së tokës, por një fraksion i vogël mbetet i bllokuar në minerale të tjera të cilat transportohen në thellësi edhe më të mëdha, ku në një farë pike lëshojnë një lëng që përmban boron e oqeanëve antike dhe elemente të tjera.

Nëse mes këtyre elementëve ka mjaftueshëm karbon, elementi nga i cili bëhen diamantet, krijohen xhevahirë blu, sepse boroja zëvendëson disa prej atomeve të karbonit.

Pra diamantet luajnë një loj thelbësor në të kuptuarin se si Toka është transformuar në kohë dhe janë një provë më shumë e riciklimit të kores në mantelin e tokës.

Madje tregojnë gjithashtu se mineralet e pasur me uji futen më në thellësi të mantelit të tokës nga se mendohej deri tani dhe kjo tregon se ekziston riciklimi i ujit edhe në thellësitë e Tokës./ATA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?