Diaspora: Interesimi i fëmijëve për të mësuar shqip, ka rënë
Mësimi i gjuhës shqipe për brezat e rinj që jetojnë në diasporë u pa si një çështjet themelore në panelin “Dija mbi të gjitha” ku ishte e pranishme Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla së bashku me përfaqësues shqiptare që punojnë në arsim jashtë vendit.
Gjatë fjalës, Ministrja Nikolla foli për abetaren e përbashkët me Kosovën si dhe shprehu vullnetin për një axhendë të përbashkët me Malin e Zi, Maqedoninë etj.
Të ftuarit paraqitën situatat e tyre në vendet përkatëse ku jetonin si përshembull Anila Kila, mësuese e gjuhës Shqipe në Greqi, e cila e paraqiti të vështirë mësimin e shqipes ku vullnetarisht u mësojnë gjuhën në shkollat greke.
Etleva Mance, kryetare e këshillit të arsimtarëve “Naim Frashëri” në Gjermani, vlerësoi nxënësit dhe studentë shqiptarë për integrimin e tyre në shoqërinë gjermane, ku është rritur numri i shqiptarëve që vazhdojnë universitetin, megjithëse tha se interesimi i fëmijëve për të mësuar shqip, ka rënë.
Gjatë diskutimeve, shqiptarët e diasporës kërkuan ndihmën e shtetit shqiptar mbi çështjet e mësimit të gjuhës shqipe për brezat e rinj (kurrikula, programe te posaçme etj).