“Dita e kulturës shqiptare” në Pragë, në vigjilje të festave të Nëntorit

Fotoekspozitë, koncert me muzikë shqiptare dhe shfaqje filmash shqiptarë

Mbi 30’000 turistë çekë vizituan Shqipërinë këtë vit, 10’000 turistë shqiptarë vizituan Çekinë. Shifrat u bënë të ditur nga Ambasadori i Shqipërisë në Pragë Riza Poda gjatë një aktiviteti “Ditën e Kulturës shqiptare” organizuar së fundmi në kuadër të festave të Nëntorit.

Gjatë këtij eventi u hap një foto-ekspozitë me pamje nga Shqipëria, e fotografit Roland Tasho; u performua një koncert për pjano dhe violinçel me muzikë të zgjedhur shqiptare, i artistëve shqiptarë Bledar Zajmi – violinçelisti i parë i Teatrit Kombëtar të Pragës dhe Egli Prifti, – pjanist, si dhe u shfaqën filmat “Ismail Kadare” dhe “Trishtimi i zonjës Schneider”, një bashkëpunim shqiptaro- çek, me regji të Piro Milkanit.15095040_1252589188141671_3662098390180326814_n

Ambasadori Riza Poda në fjalën e tij vuri në dukje se “Dita e Kulturës Shqiptare”, në vigjilje të festave të Nëntorit, me një publik shqiptaro-çek, artistë shqiptarë të diplomuar në shkolla çeke, si dhe filmi shqiptaro-çek, “Trishtimi i zonjës Schneider” dëshmojnë se lidhjet kulturore tradicionale mes dy vendeve tona janë të gjalla e në zhvillim të vazhdueshëm.

Ai theksoi se sindra të rinj shqiptarë studiojnë në universitetet çeke; dhjetra studentë çekë ndjekin kurset e gjuhës shqipe në Tiranë.

“Dita e Kulturës Shqiptare” u ndoq nga Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke,  Jaroslav Ludva, ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Pragë, profesorë universiteti, miq të ambasadës dhe bashkëatdhetarë nga Shqipëria e Kosova që jetojnë në Republikën Çeke.

15036709_1252589201475003_7512705006044540616_nVeprimtaria u shoqërua me një kokteil, gjatë të cilit u servir verë shqiptare “Kallmet” prodhim i firmës “Arbëri”.

Në linkun më poshtë mund të shikoni disa sekuenca filmike nga veprimtaria “Dita e Kulturës Shqiptare”./ATA/

SHKARKO APP