Dita e Vizitorëve të Shquar të stërvitjes “LogEx17”

Në kuadër të stërvitjes “LogEx 17” u zhvillua të mërkurën Dita e Vizitorëve të Shquar në ambientet e ministrisë së Mbrojtjes.
Në hapjen të aktivitetit, ku ishte i pranishëm dhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ambasadorë, gjeneralë, etj, drejtori i J4, kolonel Dritan Stroni, vlerësoi punën cilësore dhe të efektshme për arritjen e kësaj stërvitjeje shumëkombëshe.

Edhe drejtori i J4 të EUCOM, admirali Paul Verrastro duke shprehur vlerësimet e tij, u ndal në përmirësimet e ndjeshme të aftësive që kjo stërvitje do të sillte tek të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Zv/ministri Koçi, e konsideroi stërvitjen një kontribut për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajon dhe më gjerë. Më tej, zv/ministri shtoi se stërvitja shërben si një tjetër hap pozitiv për rritjen e bashkëpunimit, vijimin e dialogut dhe rritjen e mirëbesimit midis vendeve të rajonit tonë, si dhe forcimin e lidhjeve midis NATO-s dhe Partneritetit për Paqe.

Stërvitja “LogEx 17”, bazohet në doktrinën e NATO duke aplikuar mbështetjen logjistike të përbashkët, për mbështetjen e trupave në operacionet shumëkombëshe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit global të sigurisë.

Kjo stërvitje do të zgjasë deri më 19 Maj dhe në të marrin pjesë 135 trupa nga Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Finlanda, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia, Suedia vëzhgues nga Polonia dhe Sllovenia si dhe instruktorë nga SHBA, Britania e Madhe, Austria dhe Franca. /a.s/f.n/

SHKARKO APP