Dora barbare dhe mëndjet e marra shëmbën urën shekullorë të Drashovicës

 -Shkatërro ura, për të shtruar rrugë-

Nga Agim Jazaj

Dalja e lumit Shushicë, ka rrëzuar edhe urën e Drashovicës. Për rrjedhojë banorët jo vetëm nuk mund të komunikojnë me pjesën tjetër të terenit, por kanë mbetur edhe pa uji të pijshëm, sepse tubaconet e ujit ishin të vendosuar mbi shtratin e urës, gati shekullore! Rreshje të tilla, me këto sasira e më shumë ka përballura edhe kjo urë, pa asnjë gërvizhdje! Po për dëmtimin, rrënimin e kësaj ure, ka dorë në rrëzimin e saj: Dora barbare dhe mëdjet e marra njerëzore-zyrtare.

Në një status e kujtonte shkakun edhe një ndër ish-drejtuesit e bashkisë Selenicë.

Na kujtohet at’herë, në verën e vitin 2018, kur protestuam dhe shkuam në vend me kryebashkiakun e kohës z. Përparim Shametaj, bashkë edhe me banorët të Drashovicës, Vodicës, etj për të denancuar dhe për të parandaluar krimin që dukjej sheshit: Marjen e zhavarrit nga lumi, nga firmat ndërtuese-rrënuese-abuzuese, për të shtruar rrugën e lumit të Vlorës, duke cënuar për tu shëmbuar urat e Lumit të Vlorës, duke dëmtuar këmbët e urave të Drashovicës, Peshkëpisë, të Vodicës, Kotës. At’herë e ngritëm zërin edhe në instituconet shtetrore, lokale deri dhe në institucionet qëndrore, të denancuara e publikuar këtë krim edhe në mediat publike vizive dhe të shkruara. Po zeri i arsyes binte në veshin e shurdhër, në shtetin e korruptuar, të kopromentuar.

Klithamat e atyre ditëve të para, të paralajmëruara e bënë hatanë e sotme: Shëmbejen edhe të kësaj ure. “Dhe: S’kemi i parë gjë Akoma”- nga mëndja dhe dora barbare…

SHKARKO APP