FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drita blu dhe zëra për jashtëtokësorë në qiellin e Nju-Jorkut

Jashtëtokësorë në qiellin e Nju-Jorkut? Një festival me ngjyra blu shkaktuar nga shpërthimi i një transformatori ngjalli spekulime nga më absurdet në Twitter ditën e enjte.

Incidenti u regjistrua në një central elektrik të kompanisë së energjisë elektrike ”ConEdison” në lagjen e Astorias, përballë Manhatanit, rreth orës 21, sipas asaj lokale.

Një ylber ngjyrash ndriçoi qiellin e kryeqendrës financiare amerikane, duke nxitur reagime në kohë rekord me postime të shumta në ”Twitter” me njoftime për mbërritjen e jashtëtokësorëve apo superheronjve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jashtëtokësorët janë atje, e di që është e vërtetë pasi u ndalën në Astoria në momentin e uljes në Tokës”, shprehej me humor muzikanti, Joe Budden, shkruan atsh.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk bëhet fjalë për jashtëtokësorë”, thuhej në një postim në Twitter të Eric Phillips, zëdhënës i kryebashkiakut të Nju-Jorkut, më konkretisht një transformator ka shpërthyer në centralin e “ConEd” në Queens.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?