Dua Lipa, Rockfeller dhe kauza që kërkon vëmëndje

Nga Mimoza Dajçi
New York, nëntor 2016
Lajmi se Dua Lipa dhe Valerie Rockfeller Wayne do ti bashkohen kauzës për të mbështetur nënat dhe fëmijët në Kosovë, u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale. Mbi 130 persona u mblodhën mbrëmjen e 2 nëntorit 2016 në “Russian Tea” Room, Manhattan për të përkrahur këtë nismë të rëndësishme për ardhmërinë e Kosovës. 44.630 dollarë ishte shuma që arriti të mblidhej nga ky takim bamirës në New York.
Përmes një komunikate për shtyp, ato deklaruan se do ti bashkohen kauzës që kërkon vëmendjen e duhur “Le të mbështesim nënat dhe fëmijët në Kosovë, për të ndihmuar në ndërtimin e marrëdhënieve të reja midis komunitetit filantropik të Kosovës dhe SHBA, ajo çfarë ishte e rëndësishme është se këto fonde do të ndihmojnë në uljen e nivelit të vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Kosova martire e heroike, që shumë gjak e sakrifica derdhi për Pavarësinë që gëzon sot. Toka që lindi trima e trimëresha. Çdo ditë Kosovë e dashur bijtë e bijat e tu po promovojnë mbështetjen tënde kudo nëpër botë në të gjitha fushat e jetës. I ngrenë vlerat kombit që i rriti dhe edukoi qysh në djep me frymën e atdhedashurisë, patriotizmit, paqes dhe lirisë.
Si bijë humane e trashëgimtare e Shenjtores Nënë Tereza, po ecën edhe filantropja e re – këngëtarja me famë botërore dhe origjinë nga Kosova Dua Lipa. Kauza dhe Fondacioni i saj “Sunny Hill”, ka si objektiv dërgesën e ndihmave për fëmijët në Kosovë. Sa gjë e bukur të kujdesesh për vogëlushët, për pafajësinë, çiltërsinë e të ardhmen e vendit. Bijë e saj është edhe Janine Mehmeti me koleget e saj Mrika Aliu dhe stafin mjekësor që kujdeset e u shërbejnë nënave të reja, që nesër të sjellin në jetë fëmijë te shëndetshëm.
Fondacioni “Aksioni për nëna dhe fëmijē” në Prishtinë ku Janine është Koordinatore për Ngjarje dhe Fonde, aplikon programe të posaçme për gratë shtazana, zhvillojnë takime me ato, i trajnojnë për ti pregatitur për jetën e re për foshnjën e tyre. Eshtë një fondacion që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë. Zhvillon programe shëndetësore në klinikat gjinekollogjike, obsektrike, që përkujdesen për nënat, Njësitë e kujdesit intensiv, Neonatal që përkujedesen për foshnjat e lindura para kohe dhe Klinikat Pediatrike që kujdesen për fëmijët e sëmurë nga leukemia, sëmundja e zemrës, astma, dhe sëmundje të tjera në Republikën e Kosovës.
Kosova historikisht është djegur, malltrajtur, i janë zhdukur e vrarë mizorisht familje të tëra, sot ka nevojë për rimëkëmbje edhe me foshnjat e saj, ardhmërinë e pazëvëndësueshme. Nuk dua të ndalem sot këtu në atë çfarë u bë dhe po bëhet jo mirë në zhvillimin e demokracisë e paqes në Kosovë. Ashtu siç ka deklaruar edhe Ambasadori Donald Lu në bisedat e tij në Tiranë, se edhe në SHBA ka gjykatës e governatorë të korruptuar, por i nënshtrohen ligjit, dënohen për korrupsion siç ka edhe në Shqipëri. Por mund të ketë e ka edhe në Kosove e gjetkë, por dua të ndalem tek vlerat pozitive që shpalos brezi i ri tek atdheu i tyre, veçanerisht tek femrat – vajzat e reja dhe organizatat e tyre në dobi të popullsisë vendase.
Janine Mehmeti studente e vitit të tretë në fakultetin ekonomik të Prishtinës dhe fituese e programit TedxPrishtina të Bill Gates si Bursiste që “Mendon si inovatore” së bashku me Mrika Aliun, kolegët e tjerë të Fondacionit morën një inisiativë tepër të rëndësishme duke u marë me kujdesin e shendetit publik. Pikerisht ne perkrahje e fuqizimin e kesaj nisme bashkepunuan me filantropen Dua Lipa, Walerie Rockfeller Wayne nga “Rockfeller Brothers” Fund, e cila e ka përkrahur që në fillim Pavarësinë e Kosovës duke mbajtur edhe një konferencë atje për zhvillimin e qeverisë nën planin e Ahtisarit, veprimtaren e njohur në SHBA Znj. Vjosa Lukaj dhe bashkëshortin e saj Z. Richard Lukaj – i cili njihet njëherësh si filantropist e suportues në shumë nisma kyçe në Kosovë, Shqipëri, James C. Strickler, Michael Gold, Konsullata e Kosovës në New York si dhe Ambasada e Kosovës në SHBA, Bekim Ahmetaj, Haki Abazi, Fadil Berisha etj.

Dua Lipa në këtë event ishte shoqëruar nga prindërit e saj – Anisa dhe Dukagjin Lipa. Vepra e saj humane është për tu marë në konsideratë edhe nga artistë të tjerë, ndërkohë që prespektiva e saj si artiste është muzika, kënga me suksese të jashtëzakonshme dhe është një nga këngëtaret më të preferuara të kanalave televizove famoze Amerikane dhe botërore, si për performancën e saj të shkëlqyer dhe vokalin e veçantë. Ka bërë për vete mijra fansa në të gjithë botën shqiptare, por kryesisht edhe të huaj.
Falemidnerit Dua Lipa!
Faleminderit Janine e Mrika!
Këto të reja duhen admiruar e përkrahur për punën e mirë që po bëjnë dhe inisiativat e mrekullueshme që ndërmarin, ndërkohë që është për të ardhur keq që, një pjesë e rinisë shqiptare është çorientuar nga papunësia e kërkojnë si shpëtim largimin nga vendi, por nuk munden për faktorë të ndryshëm, zgjidhja e vetme mbetet droga, konsumimi dhe kontrabanda e saj.
Mbrëmja klas u moderua nga Janine Mehmeti, referuesit kryesorë ishin themeluesi i Fondacionit AMC – James C. Striker, Drejtoresha e Fondacionit AMC – Mrika Aliu, Dimitri Popov nga Fondacioni “American Cares”, Richard Lukaj, Valerie Rockfeller dhe Dua Lipa. Sipas diskutantëve klinika që meret me kujdesin e lindjes së fëmijëve nga interesimi intensiv për medikamente i këtij fondacioni ka ulur vdekshmërinë nga 30/100 -11/1000.
Të ftuar në “Russian Tea” Room në Manhattan ishin njerëz nga politika, biznesi, kulutra, Ambasadoria e Republikës së Kosovës në New York Znj. Teuta Sahatqija – një nga mbështetëset kryesore të këtij eventi, përfaqësues të Konsullatës së Kosovës në New york, Konsulli Fatmir Zajmi, Albana Bylykbashi, etj. Disa prej mysafirëve ishin Assamblyman Mark Gjonaj, biznesmeni dhe aktivisti i njohur Harry Bajraktari, Avni Mustafaj, Martin Shkreli, Fadil Berisha, stari muzikës shqiptare – amerikane Albert Stanaj, mjekja Shpresa Xhakli me bashkëshortin, Bruno Selimi me bashkëshorten Kumrien.
Shfaqja e një dokumentari të shkurtër ku paraqitej puna e përditshme e Fondacionit “Aksioni për nënat dhe fëmijët” dhe Klinikës gjinekologjike në mbështetje të jetës së grave dhe fëmijëve në nevojë, la impaktin e vet pozitiv tek të gjithë pjesëmarrësit. Kjo gjë u duk qartë jo vetëm nga duartrokitjet e rastit, por edhe nga mesazhet dashamirëse që u thanë aty.
Pjesëmarrja ishte rreth 130 persona, dhe arsyeja që “Aksioni për nëna dhe fëmijë” nga Prishtina mbajti në SHBA këtë mbrëmje bamirësie, ishte se shumë shqiptarë të suksesshëm jetojnë prej vitesh në Amerikë dhe kanë ngritur sipërrmarje të fuqishme. Të gjitha paratë e mbledhura shkuan për shpëtimin e jetëve të fëmijëve dhe nënave në Kosovë, për tu siguruar atyre vizitat si dhe paketa për të ndjekur probleme të ndryshme mjekësore – deklaroi për median Koordinatorja Janine Mehmeti, e cila njëherësh shpreh mirënjohjen e saj të thellë për pritjen e përzemërt që AMC ka hasur në përpjekjet për të organizuar këtë event bamirës, që do të mbështesë programet shëndetësore në Kosovë. Mbështetja e entiteteve si lokali i mirënjohur “Russian Tea” Room,  “Fondacioni Lukaj”, “Doro Group” Restorant e bënë të mundur realizimin e kësaj mbrëmje humane.
Mbështetën gjithashtu programin Agnesa Vuthaj, nga Prishtina me linjën e saj të çantave dhe bizhuterive elegante të paraqitura në një pavion të saj, organizata e gruas The Women’s Organization “Hope & Peace” me qendër në New York, artistë dhe veprimtarë të njohur të komunitetit shqiptar në SHBA, legjenda e muzikës shqiptare Gëzim NIka me bashkëshorten ballet maestro – Angjelian Nika, Arbërie Hadërgjonaj, Ismet Kurti , Organizata “Shokë klase përgjithmonë”, Lindita Hoxha, etj
Programi që zgjati afërsisht 30 minuta mblodhi shumën monetare në vleftën $ 44.630, shumë që u nis menjëherë në Kosovë pranë Klinikës mjekësore në shërbim të nënave dhe fëmijëve. Pjesa tjetër e mbrëmjes vazhdoi me biseda, fotografime nën shoqërimn e mysafirëve dhe një koktej rasti.

SHKARKO APP