Durrësi këmbanë morti tepër e rëndë

Nga: Ilir Demalia

Durrësi këmbanë morti tepër e rëndë, a do të ketë politika dhe shqiptarët veshë ta dëgjojnë dhe sy ta shohin realisht?!!

Pas tërmetit të 26 nëntorit më shumë se të bëhet një transeperencë dhe të dalin evidencat për përgjegjësit e katraurës që ndodhi, viktimat, jo si shkak i tërmetit por si shkak i ndërtimeve pa plan, pa studim sizmik, pa leje dhe pa pronësi, pa-pa-pa duke legalizuar dhe pronësuar tashmë dukshëm nga një shtet dhe drejtësi e korruptuar dhe inkriminuar, politika po mundohet të përdorë si avantazh politik në funksion të oligarkëve të krimit ekonomik si shkaktarë dhe përgjegjës të moskrijimit dhe funksionimit të shtetit të së drejtës

Sipas ligjit të shkruar në ligjet e ndërtimit nga specialistë dhe inxhinjerë ndërtimi, specialistët sizmilogjik, në bregdet nuk lejohet të ndërtohet më afër se 250 m nga brezi i butë (rëra) dhe jo më shumë se katër kate, pasi njihet si zonë sizmike dhe vetë shtresat e tokës janë fraxhile.

Kush e lejoi dhe kush ndërtoi gjatë gjithë bregdetit shqiptar që tashmë jo që nuk është më vend pushimi por është kthyer në një Hale publike?!!

Ajo që bie në sy gjatë këtyre ditëve është se si shteti, duke filluar nga kryeministri që është kthyer si fallxhore rrugësh, dhe të gjithë institucionet përgjegjse, opozita që ka pasur këto institiucione dje, drejtësia, media, nuk ka transperence dhe vullnet për të thënë STOP! Ta fillojmë nga vetja, nga firmat që kemi vënë, nga lejet që kemi dhënë, nga paret korruptive që kemi marrë dhe kemi dhënë për të thyer ligjet e ndërtimit, të pronës se vjedhur nëpëmjet urdhërave shtetërore dhe ligjërimit drejtësisë. JO! Në të kundërt dhe si gjithnjë, ashu si 97-98, Gërdeci, Bulevardi – 2008 përdoren për revansh politik nga Hijenat e bandave politike me ndihmën e oligarkëve të krimit ekonomik dhe me kallaballikun urra-burra! Si gjithmonë më pas bëhet paqja në mes bandave politike për kalkulime të reja dhe sundime të zonave te interesit për sundimtarët e radhës. Nuk ka përgjegjes! Nuk ka ndëshkim! Nuk ka drejtësi! kjo është arsyeja që shteti në Shqipëri rrëzohet si kala rëre siç dhe u rrëzuan godinat ne Durrës dhe nuk po nxjerrin mësim.

Asnjë nuk godet ose ta ngrenë si problem imediat ndërtimet dhe shtesat ndërtimesh të larta ku janë rrezik eminent për nesër! Kjo sepse janë përfishëre klientela politike apo mediatike, gjyqsore apo administrative dhe njerëz që kanë blerë në këto ndërtime apo kanë ndërtuar pa pëgjegjshmërisht duke mos menduar nga dritëshkurtësia dhe varfëria shpirtërore se kanë blerë vdekjen.

Tre objekte me rrezik në Tiranë me sy të lire që mund të krijojnë katastrofë, për mos u zgjatur me atë që Tirana vetë si qytet nuk mban ndërtime shumë të larta si zonë sizmike.

1. Godina tek gjykata e lartë që ka kaq vjet që është lënë si ZOMBI dhe mund të shëmbet jo vetëm nga tërmeti por edhe për faktin se qëndron si gërmadhë që të kall datën vetëm duke e parë dhe u gërryer nga kushtet klimaterike.

2. Në një kohë që po flitet për shtesat e pallatave dhe rreziqet qe kanosin ato dhe viktimat që u krijuan nga shtesat mungesa teknike, në mes të Tiranës, godina e VODAFON Tower në Bllok po bën shtesa kati.Leja e ndërtimit fillimisht ka qenë 13 kat, ju shtua gjatë ndërtimit edhe katër kate, dhe tani po shton edhe tre kate!!! Shto ujë shto miell dhe pastaj del ne diell! Kjo ështeë pronë e ish deputetit socialist Lad Kosta

3. Kulla stadiumit dhe kulla e Ulajve përballë Televizionit mund të krijojnë katastrofë në rast të një tërmeti.

Ajo që duhet bërë urgjentisht është transperenca e ndërtimeve sot në Tiranë por dhe kudo! Verifikimi i banesave si konsumim, si aplikim i anës teknike/kualitetit ndërtimit, sigurisë sizmiologjike deri në çfarë shkalle dhe deri sa parshikohet shkalla më e lartë e tërmeteve sipas zonave.

Të gjitha këto duhet të fillojnë me drejtësinë që mungon, sepse, mungon vullneti politik si korruptim moral dhe ligjor. Mungon drejtësia si shërbëtore e kësaj klase politike. Mungon shoqëria si përgjegjshmëri dhe ndërgjegje me kulturën e zgjidhjes së punëve jo nëpërmjet shtetit të së drejtës, por kryerjes së punëve nëpëmjet mitdhënies në shtetin mitmarrës.

Durrësi këmbanë morti tepër e rëndë, a do të ketë politika dhe shqiptarët veshë ta dëgjojnë dhe sy ta shohin realisht?!!

Në qoftë se jo, nësër do të jetë tepër vonë.

Për të gjitha këto kulla që nuk ka kurrëfarë transperence, si janë marrë lejet, pronësimi, lidhja me politikanët me mediat, me oligarkët që kontrollojnë plitikën, me pastrimin e parasë së trafiqeve e.t.c. nuk flet njeri se janë të gjithë në TAVE.

Hani pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepa, mbushni arka, të pabrekë ju gjeti dreka, milionerë ju zuri darka.

SHKARKO APP