Dy njerëz të mëdhenj për një mision: “Shqiptarinë”

Përgjatë gjithë historisë kanë qenë veprimet e një personi të vetëm që kanë frymëzuar njerëzit anekënd botës.  Duket se një fuqi të tillë mbart edhe figura e misionarit amerikan, Charles Telford Erickson, unikalitetin e misionit të cilit nuk rresht së bëri jehonë në Shqipëri  diplomati dhe studiuesi, Mal Berisha.

Pas shumë stacioneve përfshirë së fundmi edhe Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës në muajin tetor, ndalesa e radhës ishte për të qyteti i Lezhës së Skënderbeut dhe Besëlidhjes.

Në prag të Festës së Pavarësisë, z. Mal Berisha, i shoqëruar nga familja e tij, ishin të ftuar në qytetin e Lezhës. Këtu z. Berisha mbajti një kumtesë për Erickson duke nxjerrë në pah fakte që e bëjnë këtë figurë emblematike të pandashme me historinë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Misionarët janë njerëz me cilësi të veçanta ku spikatin sakrifica, përkushtimi, vetëmohimi, humanizmi… Mendoj se sa më shumë të njohim jetën e këtyre njerëzve aq më shumë e ofrojmë veten me ta dhe me njerëzit e thjeshtë e në nevojë. Charles Telford Erickson është një prej tyre,” nënvizoi Z. Berisha në prezantimin e tij para të ftuarve midis të cilëve binte në sy Kryebashkiaku i Lezhës, Z. Fran Frrokaj, përfaqësuesja e kulturës në Bashkinë e Lezhës, zj. Ema Osmani, deputeti Eduart Ndocaj si dhe Presidenti i Aleancës Evangjeliste Shqiptare, z. Ylli H. Doci.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fuqia transformuese e Erickson dhe ndikimi që ai ka pasur në jetën dhe historinë e Shqipërisë mbetet unike, shtoi z. Berisha duke pranuar se ai është bërë “misionar” i misionarit për bërjen të njohur të përpjekjeve të tij për të mirën e Shqipërisë. “Prandaj e konsideroj të pambaruar misionin deri sa të arrij që shumica e shqiptarëve ta njohin jetën dhe misionin e tij në shërbim të shqiptarëve dhe për rrjedhojë ta duan shqiptarinë qoftë edhe një të qintën e asaj që e ka dashur Erickson. Ky mision sado te duket si përsëritje e vetvetes, vazhdon…Dita e sotme ishte dëshmi e kesaj.” Duket qartë se Z. Berisha do ta vazhdojë me zell këtë mision sepse siç thotë edhe ai vetë “Sa herë i kthehem jetës së tij gjej diçka të re frymëzuese për patriotizmën shqiptare.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?