“Dy rrugët e Idromenos” kuruar nga Adrian Paci, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, në Shkodër ka njoftuar për çeljen e ekspozitës së muajit janar, kuruar nga artisti shqiptar Adrian Paci.
“Dy rrugët e Idromenos” është ekspozita e figurës më përfaqësuese të artit shqiptar të fundit të shekullit XIX dhe e fillimit të shekullit XX, Kolë Idromeno, një personazh i çuditshëm, poliedrik dhe njëkohësisht i pashkollë, amator e mjeshtër i shumë fushave, përçues i kodeve të stabilizueme e novator.
“Kjo ekspozitë nuk merr përsipër të analizojë të gjithë spektrin e aktivitetit të Idromenos por niset nga një zbulim i fundit në arkivën e Muzeut Marubi. Ajo vendos përballë një seri fotografike me pikturën e tij të mirënjohur “Dy rrugët”, thuhet në një njoftim mbi ekspozitën që hapet më 26 janar .