“E bukura dhe bisha” Flet vajza që qëndroi përballë policisë pa ju dridhur qerpiku

Gjatë protestës së djeshme një video bëri xhiro me shpejtësi në rrjetet sociale. Në pamjet e shpërndara shihej një vazjë e cila ishte ulur përballë policisë dhe ata ishin duke sulmuar me ujë të ftohtë.

Pavarësisht kësaj vajza nuk lëvizi dhe të gjithë e duartrokitën për këtë veprim.

Edhe shkrimtarës, Flutura Açka nuk i ka shpëtuar ky moment. Ajo në llogarinë e saj në Facebook ka ndarë një foto të shkëputur nga videoja e vajzës dhe e ka shoqëruar me shkrimin “E bukura dhe bisha”.

Mesa duket ky postim i ka rënë në sy vajzës dhe ka lënë një koment. Vajza në fjalë quhet Nertila dhe ka treguar të gjithë ngjarjen duke e cilësuar këtë moment si foton e lirisë së saj.

“Pershendetje! Une jam Nertila, vajza ne ate foto ne proteste.Me emocionoi shume digitura juaj mbi foto.Eshte fotoja ime e lirise, ne kerkim te drejtesise per Klodianin e per te ardhmen!Para se te se te ulesha aty,dy djem protestues, po me largonin te me merrnin me vete tek turma qe largohej.Isha shume e rebeluar se pse po hidhnin pa mase rinise gaz lotesjelles,e uje krejt trupit nga pompat e tyre.

U thashe djemve te vazhdojne, pak ndjeva nje marrje mendesh nga gazi,e ula para policise, e lire. Degjoja emra politikanesh shpesh nga rinia qe uleriste ne deshperim.Ah cfare emrash! Emrat qe vrasin nga vullneti shqiptaret tash 30 vjet!Emra qe vene ne pushke plumbat jo vetem efektiveve te pashkolluar e trajnuar,por kujtdo qe mbart shpresen per Drejtesi ne kete vend!Aty para tyre, fillova te shoh film.Mu duk sikur ata,policia po bashkoheshin me ne!Duhej ta shihja ate film,se pari qe te vihej drejtesia e duhur per Klodianin, e se dyti, qe te ushqej me shume lirine time!Prandaj e qete e askush nuk kuptonte!Vetem njerezit e lire mund te me kuptojne!Ashtu si ju!”- shkruan Flutura.

SHKARKO APP