E drejta shoqërore kundër padrejtësisë shtetërore: Adoleshentët dhe shteti
Emisioni “Ju flet Moska” nga Kastriot Myfaraj në Rtv Ora erdhi këtë të enjte me një analizë mbi rtë drejtën shoqërore kundër padrejtësisë shoqërore, marrë shkas edhe nga protestat e fundit në kryeqytet dhe pjesëmarrjen e lartë të adoleshentëve në të.
Myftaraj: Janë disa ide që duhet ti kenë të qartë të gjithë njerëzit që jetojnë në një shtet modern, janë të thjeshta dhe duhet ti dinë ashtu siç mësojnë rregullat e qarkullimit rrugor. E kam fjalën për dallimin midis shtetit dhe shoqërisë. Të gjithë qytetarët, të gjithë njerëzit që i përkasin një shteti janë shteas të tij por shteti dhe shoqëria nuk janë e njëjta gjë. Në fund të fundit shteti si strukturë përbëhet nga njerëz që punojnë në punë shtetërore. Këta që punojnë në shtet janë përfitues të taksave se paguhen nga taksat e shoqërisë. Ata që thonë se taksa paguajnë edhe punonjësit e shtetit kjo është një gjë e rreme. Kur je në punë në shtet rrogën ta jep shteti dhe shënon një llogari atje për Tatimet. Por këto dalin nga paratë e taksapaguesve. Në botë ka dy lloj vendesh ku shoqëria ndërton shtetin për interesat e saj, për mirëqënien e saj dhe shteti bën ligje në shërbim të shoqërisë. Në vendet e lira, demokratike nuk ka një ndryshim midis ligjeve të shkruara dhe zbatimit të tyre dhe ky quhet shteti i të drejtës. Në vendet jo të lira, jo demokratike, apo në vendet ku ka shteti një maskë të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të demokracisë, ku shteti mund ti ketë në letër këto por nuk i zbaton, tjetërsohen gjatë zbatimit, është shteti që kontrollon shoqërinë dhe e përdor shoqërinë.
Për analizën e plotë klikoni videon e emisionit.