E mbani mend aktoren që luante Borëbardhën? Me se merret sot?

Zeynep Degirmencioglu quhet aktorja, e cila ka luajtur rolin e Borëbardhës në filmin me të njëjtin titull në vitin e largët 1970 dhe Hirushen një vit më vonë. Filmi që i mblodhi të gjithë pas ekranit, fëmijë e të rritur, ka mbetur një prej sukseseve të pazëvendësueshme të kinemasë turke që, për vite me radhë, ka spikatur me personazhe që u rezistoi të gjitha kohëve. Por ku është sot Borëbardha e famshme? Zeynep Degirmencioglu e lindur me 12 shtator 1954 në Stamboll ishte vetëm një vjeç kur doli për herë të parë në ekran, një fëmijë mjaft tërheqës për sytë e publikut. Filmi i saj i parë, “Papatya” e vendosi aktoren si një aktore filmi për fëmijë e mrekullueshme. Më vonë spikati edhe me rolet e tjera në filmat “Duvakli Gol” dhe “Fırtına”. Në vitin 1960 ajo luajti në filmin “Aysecik”. Personazhi i Aysecik, e ëmbël, vajze naive u bë shumë e famshme me këtë rol. Më vonë, ajo mori pjesë edhe në filma kur ishte e rritur, derisa luajti dy rolet që njihen edhe nga publiku shqiptar, “Borëbardha dhe 7 xhuxhat” dhe “Hirushja”, raporton revista Class. Ishte vetëm 20 vjeç kur Zeynep u tërhoq nga aktrimi dhe hyri në një fushë tjetër, biznes. Sot, në moshën 62-vjeçare vijon të jetë një zonjë e pashme dhe e suksesshme në biznes. Ka dy vajza dhe është grua e ve.

bb1_1468960659-8979136

bb2_1468960671-3732289

bb3_1468960679-7080623

SHKARKO APP