E padëgjuar, e moshuara iu lë fqinjëve 6.2 milionë euro trashëgimi

Rezidentët e një komuniteti në Gjermani kanë trashëguar prona dhe aksione që arrijnë deri në 6.2 milionë euro, pas vdekjes së fqinjëve të tyre të moshuar. Renate Wedel kishte jetuar në Weiperfelden më të shoqin, Alfred Bedel, një njeri i suksesshëm dhe aktiv në bursë, prej vitit 1975.

Pas vdekjes së tij në vitin 2014, ajo jetoi e vetme, derisa ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare. Vetëm në prill të këtij viti, komuniteti ku ajo jetonte zbuloi se e moshuara iu kishte lënë pas aksione, sende me vlerë dhe shuma të mëdha parash.

Motra e saj, që ishte trashëgimtarja e parë ligjore, kishte ndërruar jetë, prandaj e gjithë pasuria e Renate shkoi tek fqinjët e saj. 6.2 milionë euro duhet të përdoren për infrastrukturën dhe mirëmbajtjen e komunitetit, për të nderuar dhe respektuar kujtimin e çiftit.

Disa rezidentë lokalë kanë nisur të ndajnë idetë e tyre rreth mënyrës se si do të shpenzohen paratë. Ata thonë se i duhen më shumë korsi biçikletash, ndërtesa të reja dhe një kopësht. Ka edhe nga ata që sugjerojnë se paratë e trashëguara duhet të përdoren për ndërtimin e një pishine të jashtme, transportin publik dhe lehtësira të tjera që do t’i duheshin fëmijëve.

SHKARKO APP