EANA: Realiteti virtual dhe videot OTT e ardhmja e medias
E ardhmja e medias ishte tema kryesore e seminarit online, të organizuar nga Aleanca e Agjencive Europiane të Lajmeve (EANA), ku ATSH është anëtare me të drejta të plota.
”Realiteti Virtual (VR), OTT Video (përmbajtje filmike ose televizive të ofruara përmes një lidhje interneti me shpejtësi të lartë – shën. i përkth.) Video Lojërat&E-Sports do të kryesojnë sektorin Media&Argëtim deri në vitin 2024”, sipas studimit të ”Global Entertainment and Media Outlook”, të prezantuar gjatë këtij seminari online nga Werner Ballhaus, shef i sektorit të Argëtimit dhe Mediave në PwC Gjermani.
Sipas të njëjtit studim, të ardhurat totale të sektorit Media&Argëtim ranë globalisht me më shumë se 120 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2020, një rënie prej 5,6%, thënë ndryshe rënie më e madhe se sa ajo prej 3% gjatë krizës së 2009-s.
”Segmentet dixhitale dëshmuan efekte relativisht neutrale të krizës Covid-19 në vitin 2020”, theksoi Werner Ballhaus gjatë prezantimit të tij.
Një tjetër pikë e rëndësishme në këtë studim ishte i lidhur me konsumin global të të dhënave duke parë pikën e kthimit, në vitin 2019, kur të dhënat e konsumuara nga telefonat inteligjentë tejkaluan atë të telefonisë fikse.
Trendi i konsumit të të dhënave celulare pritet të rritet më shpejt sesa përdorimi i telefonisë fikse duke rritur distancën mes të dyjave.
Seminari në internet ”Ardhmëria e medias” është pjesë e diferencës dixhitale nga ana e EANA-s, i favorizuar edhe nga konteksti aktual Covid-19.
Ky seminar do të pasohet nga seminare të tjerë mujorë vetëm për anëtarët e EANA-s.