Ed Sheeran në filmin “Game of Thrones”, zbulohen detajet e para

Siç është konfirmuar muajt e fundit , Ed Sheeran do të shfaqet në sezonin e shtatë të “Game of Thrones”.

Deri tani nuk dihej asgjë mbi rolin që do të kishte, por është vetë këngëtari britanik ai që e zbulon :”Do të shfaqem vetëm në një skenë ku takohem me Maisie Williams. Në këtë sekuencë të vogël, unë do të këndoj një këngë dhe ajo më thotë “‘Oh sa këngë e bukur”. Tani mbetet misteri se cilën këngë do të këndoj…

Sheeran është i apasionuar shumë pas dramës. Në mars dy krijuesit e serisë David Benioff dhe DB Weiss thanë se “për vite me radhë kemi kërkuar që Ed Sheeran të merrte pjesë në shfaqje për të surprizuar Maisie Williams. Këtë vit, më në fund ia kemi dalë”.

Këngëtari nuk është muzikanti i parë që merr pjesë në “Game Of Thrones”. Para tij kemi parë Wilko Johnson (Ser Ilyn Payne), këngëtari i Snow Patrol, Gary Lightbody (Sezoni i 3, episodi 3, “Walk of Punishment”), Will Champion i Coldplay (Sezoni 3, episodi 9, “The Rains of Castamere”), i Sigur Rós (Sezoni 4, episodi 2, “The Lion and the Rose”) disa anëtarë të Mastodon (Sezoni 5, episodi 8, “Hardhome”), dhe anëtarët e Of Monsters and Men (Sezoni i 6, episodi 5-6, “The Door” dhe “Blood of My Blood”)./Tgcom24

SHKARKO APP