Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Edhe këtë nuk e kishim dëgjuar: Enver Hoxha ndikim në zgjedhjet në Itali

Forum E hënë, 26 Korrik 2021 11:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zgjedhjet politike të vitit 1948 kanë qenë një nga më vendimtaret në historinë politike të Italisë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Europa Lindore, ishte vendosur nën sferën sovjetike me garnizone të fuqishme të Ushtrisë së Kuqe, në shumicën e vendeve. Qeveri pro-sovietike ishin vendosur në pushtet me zgjedhje gjysëm-demokratike apo drejtpërdrejt të pandershme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 10 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 13 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 15 orësh

Ndarja ishte nënkuptuar në një nga takimet e Aleatëve të mëdhenj në Jaltë, po Moska e kishte bërë shumë shpejt realitet dhe tani shpresonte që në sferën e saj të futej edhe Greqia në fund të luftës së saj civile, si dhe vende si Italia e pse jo edhe Franca, nëse partitë komuniste fitonin në këto vende.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për Italinë, sfida e madhe ishte viti 1948. Partia Komuniste pretendonte fitoren.

Ishte në këtë klimë që papritmas Shqipëria u bë temë debatesh elektorale. Më konkretisht tema ishte fati i italianëve të mbetur në Shqipëri. Pjesa më e madhe e tyre ishin kthyer, por ata që ishin specialistë, sidomos në fushën e ndërtimeve dhe transportit, qeveria shqipitare refuzonte që t’i kthente.

Pesë vjet mbas kapitullimit të Italisë fashiste, këta njerëz që ishin sjellë si ushtarë ose si punonjës ëndërronin të ktheheshin në atdhe. Dihet që shqiptarët i trajtuan njerëzisht italianët, ndonëse kishin ardhur si pushtues apo bashkë me pushtimin. Njerëzisht, në kuptimin që nuk i vranë për hakmarrje; u dhanë strehë dhe i mbajtën me bukë. Nga ana tjetër, ata u përdorën nga shqiptarët si punëtorë pa pagesë në punët e shtëpive, të fermave, të firmave etj. Italianët ishin gjithësesi mirënjohës për këtë mundësi.

Në fund të luftës, ashtu si me shumë prona private, edhe italianët “u shtetëzuan”. Qeveria e komunistëve zbuloi se kishte nevojë të madhe për specialistët e sjellë gjatë luftës. Shtetit të ri ishte i mbushur me armëmbajtës, të gatshëm për të mbivendosur “vullnetin e popullit”, po nuk kishte njerëz që mund të hartonin planet e mëdha të rindërtimit të vendit, nga infrastruktura, te ndërtesat e pushtetit të ri.

Në fusha të ndryshme të prodhimit e të shërbimeve ekspertët italianë të sjellë nga Fashizmi ishin një pasuri e madhe për komunistët. Ata i shfrytëzuan ata me zell, me të njëjtën mënyrë si përqafuan arkitekturën fashiste që kishte lënë Italia për të cilën ishin ankuar prej vitesh.

Kapitulli i parë i librit “From Stalin to Mao” e Elidor Mëhillit ka një përmbledhje të mirë të kësaj dukurie, të përshkruar më parë, në një sërë librash e studimesh italiane për atë kohë.

Vajtimi i familjeve në Itali që ishin ndarë për së gjalli, ishte bërë tashmë çështje publike. Nga një anë mund të fajësohej qeveria italiane dhe kryeministri i Demokracisë Kristiane Alice de Gasperi që kishin dështuar të bindnin Shqipërinë që të kthente këta civilë të pafajshëm.

Nga ana tjetër, de Gasperi dinte ta kthente mbrapsh debatin, sepse në fund të fundit, ishin miqtë e komunistëve italianë, komunistët e Shqipërisë, ata që po i mbanin italianët si pengje kundër vullnetit të tyre.

Në fund, Partia Komuniste Italiane, që ashtu si ajo e Shqipërisë, po vepronte nën petkun e Frontit Demokratike (Popullor), vlerësoi se debati për këtë problem po ia dëmtonte imazhin në popull. Kështu që ndërhyri pranë komunistëve shqiptarë me lutjen që të lironte italianët të ktheheshin në atdhe.

Në këto kushte, Enver Hoxha vendosi të lironte një grup prej tyre, në shenjë simbolike, në mënyrë që pa e zgjidhur problemin, të ndihmonte gjithësesi në zgjedhjet italiane Partinë Komuniste fqinje. (Enver Hoxha në atë kohë, në bashkëpunim me jugosllavët e Titos dhe për kënaqësinë por pastaj për bezdinë e Stalinit, ndihmonte edhe komunistët grekë në luftën e tyre civile përtej kufirit.)

Ishin kohë përmbysjesh të mëdha dhe nuk ishte hera e parë që Shqipëria e vogël do të përfshihej në to.

Nuk e di sesa italianë u liruan më në fund. Në shënimet në fund të librit të Mëhillit, përmendet një takim mes Eugenio Reales, të Partisë Komuniste, Italiane me Ambasadorin Shqiptar në Paris, për të diskutuar këtë temë. Po puna e italianëve të ngecur në Shqipëri nuk u zgjodh në atë vit.

Ajo që u zgjodh në atë vit ishte e ardhmja e Italisë që i shpëtoi sferës së Moskës dhe zgjodhi rrugën e demokracisë kristiane dhe kapitalizmit. Kjo rrugë do të sillte më vonë një bum ekonomik që do ta katapultonte ne grupin e shtatë ekonomive të më fuqishme të botës.

Në atë kohë, diskutimet ishin të ashpra e plot akuza të rënda mes të dy palëve. “Lajmet e rreme” të sotme s’janë asgjë përballë thashethemeve të tmerrshme lokale të kohës që sprovonin karakteret e politikanëve.

Batuta ime e preferuar e asaj fushate elektorale është: “Në kutinë e votimit, Stalini nuk të sheh se ç’po bën, por Zoti po”.

Frika nga Zoti e gërshetuar me frikën nga Stalini bënë që Demokracia Kristiane të fitonte zgjedhjet dhe pastaj të mbetej në pushtet në një mënyrë apo një tjetër, për gati gjysëmshekulli me radhë, bashkë me të këqiat që vijnë nga një qendrim kaq i gjatë në pushtet.

Sot, kur bota po i afrohet përsëri një udhëkryqi tjetër të madh historik, të duket habi që iliberalizmi është përsëri në modë. Bota rrotullohet rreth diellit, kurse historia e njerëzimit mesa duket, rreth vetëvetes. /Ruben Avxhiu- Illyria

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 6 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 6 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 7 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 11 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 7 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 9 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.