Edhe nga Vlora, “Rilindja” të mbledh plaçkat…
Nga Agim Jazaj –
Miku im i hershëm Flamur Haxhaj, që na ndjek përmbi 4 dekada edhe nga larg atdheut, i pikëlluar, i malluar, sa dhe i lënduar për hatanë që i ka sjellë e thelluar vendit dhe kombit qeverisja e radhës “Rilindja”, teksa pa të publikur shkrimin: “Humbja e thellë në Durrës e Rilindjes”, na përshëndeti, duke vijuar: “Edhe nga Vlora, “Rilindja” të mbledh Plaçkat”! Nisur nga bëmat dhe gjëmat, kupola qendrore, gati 1 vit e ca më parë hodhi në veprim grupet e (“kontrollit punëtor e fshatar”) të monitorimit; për të verifikuar, venë në “peshore” paraprakisht, rikanditimin e kryebashkiakut të Vlorës, për një mandat të dytë, në qytetin e Flamurit. Nëse me punën dhe sjelljen e tij këto 4 vitet e (ç)’qeverisjes: Ka bërë hyrje fletë votimi, apo ka bërë dalje, ka lënë thatë edhe kutitë e votimit, të zgjedhjeve lokale 2015?! Gjithkush me haberin minimal i çmon këto rezultate, “hyrje a dalje”, nuk janë vetëm produkt, vota të kryebashkiakut, por më së shumti ato lexohen dhe rezultojnë si vota të kontriubuara, apo të abuzuar edhe nga qeverisja- Rilindistet! Edhe nga radhët e “Rilindjes” vlonjate, sapo morën vesh zbritjen e grupit të monitorimit, rikanditimin dhe testimin e krybashkiakut, shprehën përkrahjen, zhgënjimin, po dhe revoltën e tyre, të shoqëruar me fyerjen që u është bërë edhe socialistëve të thjeshtë, qytetarisë vlonjate, qysh nga përzgjedhja, katapultimi i kandidatit, të pa njohur, as nga lagjia, as nga qytetaria, e as nga socialistët! Për asnjë kontribut të shpalosur, për vlera të veçanta mbi të tjerët, për merita organizuese dhe frymëzuese… E vetmja “vlerë” e përzgjedhur për kanditimin- thonë socialistët nga kupola socialiste ishte: “Sepse ishte mik i kryeministrit, i zgjedhur prej tij; për tu lehtëpërdorur”… Në 4 vitet e parë të “Rilindjes”, në Vlorë u ndërtua edhe “Lungomarja”- Langomarja, si i thonë dhe shumë vlonjat, nga politika e buzëkuqëve…Sapo nisi Langomarja, u trumbetua edhe ngritja e incerenatorit për të devijuar ujërat e zeza, të mos derdheshin në det. Edhe këto tam-tame të rilindistëve me video, kronika e filmime, rezultojnë një mashtrim dhe abuzim, pervers! Edhe pas kaq vitesh, lumenjtë e ujrave të zeza derdhen natë e ditë, aty në shtratin e tyre, ku derdheshin, ne det, që nga Skela e deri në Uji i Ftohtë. Kronika dhe filmimet bëhen vetëm nga paria dështake dhe vetëm në rrugën Vlorë- Skelë, ku krekosen si M… në shi, sikur gjithë vlonjatët të jetojnë, flenë, e shkojnë në këtë rrugë, aty ku shkojnë me kabrioleta parësia sunduese, duke mos u hedhur as sytë, pjesës së pasme, të këtyre rrugëve, qoftë dhe te shkallët e “Orizit, e jo më lagjeve, gjithë hartës së bashkisë! Përgjatë këtyre viteve kronikat e tv, kanë transmetuar pamje nga mbjellja dhe rrëzimin e rrepeve të mbjellë në këtë vepër, gati çdo vit, e shoqëruar nga: Oratoria boshe, falsiteti primitive, demagogjia demode…“Me zgjerimin, shqyerjen e trotuareve dhe ngushtimin e rrugëve automobilstike, të kthyera as si rrugët e dhive, nëpër pyllin e qëmoti”! Në këtë rrugë; Vlorë -Skelë, nuk mund të shkojnë as zjarrfikset dhe ambulancat, e jo më shërbimi i transportit urban. Në Vlorë është ndërtuar; duke shkatërruar dhe nuk është ndërtuar për të rezistuar, me një plan afatgjatë. Nëse është në pëlqimin dhe shërbimin e qytetarisë vlonjate kjo rrugë, ky investim, nuk është marë paraprakisht pëlqimi i qytetarëve, të bëhet një referendum lokal, ku votat e tij t’i numërojnë qytetaria vlonjate dhe jo militantët politik. Dhe pas këtij referendumi, ideuesit, abuzuesit, projektuesit, ndërtuesit; të përgjigjen…
Nga brënda kupolës Socialiste e shohin “Rilindjen” në shtratin e vdekjes, përveç të verbërve nga trut dhe qorrat nga syt!Një tabelë me rezultatet, shifrat e zgjdhjeve vendore të vitit 2015, e gjetëm edhe në selin e PS Vlorë. Një ndër kordinatorët, po dhe ekonomistët e fushës së satistikëve na ofroi tabelën e zgjedhjeve, me aleancat e vitit 2015 dhe në krahasim me “divorcin” politik të vitit 2019:
1-PS + aleatët, Kandidati D. Leli fitoi 32. 254 vota
2-Kandidati i pa varuri V. Bedini “ 2. 754 “
3-PD + aleatët G. Deromema 17. 268 “
Në zgjedhjet e vitit 2015 PS e vetme mori 21. 548 vota. Ndërsa nga Koalicioni, deri më tani janë të deklaruar, të larguar nga aleanca e Majtë:
LSI “ “ “ 5. 431
PDIU “ “ “ 2. 293
FRD “ “ “ 706
A.D.SH, “ “ 114
= 8544
Shuma e votave: 8544- të rrjedhura deri më tani, pa llogaritur parti të tjera që janë larguar nga “Tepsia” e Rilindjes: Nga 32. 254 – 8544 = 23. 710 vota “mbeten në ishiventarin bruto” të PS në Vlorë. Nga përllogaritja e zgjedhjeve të vitit 2015, PS me kandidatin e ricikluar, i janë larguar 8544 vota dhe mbetet me 23. 710 vota. Opozitës së sotme, i janë bashkuar edhe aleancat e reja, deri tashmë me: 8544 vota. Ndërsa PD me aleatët në zgjedhjet vitit 2015 rezultoi me 17. 268 vota dhe duke i’u i bashkuar tashmë edhe + 8544 vota të cilat shkojnë në 25. 812 në iventarin e Opozitës së sotme. Këto të dhëna referuese dhe krahasuese, nuk flasin vetëm për zgjedhjet lokal të drejtpërdrejta në bashkinë e Vlorës. Përllogaritjet kanë saktësinë e shifrave, po dhe të ndryshimit të aleancave, duke pranuar dhe “firot legale”, plus- minuset e veta, të cilat i analizojnë edhe njerëzit e satistikave, por pa e ndryshuar produktin… “Pandeminë e KOV 19 –të, edhe shqiptarëve e kanë hak, u’a dhuroi Zoti, po shqiptarët kanë mbi shpinë që po i mbyt përditë edhe pandeminë nga i Zoti- qeveria”, më shkruan miku im Flamuri nga mërgimi”! Edhe vlonjate janë të fyer në krenarinë e tyre kombëtare nga Rilindistët, e pa lindur: Për thellimin e varfërisë, pa perspektivën e brezave, zbrazjen e vendit, këputjen e frerëve të krimit, futjen e krimit deri në “Tempull” i thënçin, përzgjedhja e tyre me dorë nga Rilindisti, tufa e të inkriminuararëve si kreybashkiak, si dhe nga politika e maniqyrit, pushtimin e tyre nga administarata e katapultuar nga “shtatë male kaptuar, nga teritore e psikologji rurale, veçmas nga ato të quajtuar nga gjuha zyrtare, ish kategoritë e 3-ta dhe të 4-ta! Një njeri, burrëror, sinixhi, udhëheqës e çmon dhe e përcakton qysh nga më elementaret: Veshja, Gjuha, Sjellja, Harbutëria! E dallon dhe e çmon si: Prind, Gjysh, Bashkëshort, Familjar, Mik si Shok… Aristoteli i madh grek ka thënë: “E kam mik Platonin, po më shumë dua të vërtetën”! Tregues më kujevënës i Rilindjes janë vlonjatët e hartës së Bashkisë- Selenicë, ku kryebaskiaku i pushtetit të vjedhur: Pëllumb. Binaj, nuk e kanë zgjedhur, e le të votuar as 20 përqind e zgjedhësve, duke qënë vet “Ali e vet Kadi”- rilinidstët edhe pse i mbushën vet kutitë e vajtimit, i manipuluan, graduan kryebashkiakun, duke qëndruar në pushtetin e vjedhur, të votuar as nga 10 përqind e votuesve! A mund të pranojë një njeri i formuar, me përformancë njerëzore, një burrëror, njeri i selitur këtë pushtet të vjedhur?! Vetëm abuzuesit, të poshtëruarit dhe të keqëpërdorurit, më shumë se sa vrasësit me pagesë, vrasësit me pushtet, pronojnë të keqpërdoren, të “tunden” me spaletat e përdhosura, të poshtërojnë shënjtërimin e sovranit! Më mirë një humbe e ndershme se sa një fitore e turpshme! Edhe Napoleoni për punë te liga, gjente njerëz të ligj! Dhe pse të vetëm në garë, Korbat dhe Laraskat, nuk i votuan dhe nuk i duan as vet tufa dhe koteci i korbave dhe laraskave! Rezultatet janë kokeforte dhe kuptimplote: flasin me plotë gojnë dhe për symbyllurit, në “garë” pa garues, nuk e votuan as gjysm e votuesve që votuan Përparim Shametaj, në zgjedhjet e vitit 2015, kur PD ishte në ditët më të zeza, e sapo rënë nga pushteti, dhe “Rilindja” ishte në ditët më të bardha, sapo ishtë ngjitur në pushtet. P. Shametaj ishte në opozitë, i vetëm dhe pa snjë aleat. Kundër tij, ishte kanditatura e Rilindjes, në aleanacë me LSI! E përparuara e Përparimit ishte dhe është: Në aleancë me zgjedhësit e tij, që dijnë të zgjedhin, u shkon derë më derë, u ndjen dhimbjet të gjithëve, si në trupin e tij.
Nuk ndot, nuk vret me fjalë, po shëron me fjalë e shëmbullin!… Një shëmbull i rrallë: Ish Komuna e Sevasterit, model i qytetarisë, i votës së arsyes. 5 legjislatura i kanë fituar kandidatët e PD, bijë të sporovuar dhe 1 legjislaturë, Bashkinë e Selenicës, po PD në opozitë, kryebashkiaku i parë dhe i sporvuar Parparim Shametaj. Njerëzve u flet dhe u ka duk shëmbulli, jo fjalët-Demagogjia! Në Vlorë, në krye të këtij Aksioni Mbarë Kombëtar, jo thjeshtë për të ndryshuar qeverisjen, po për të transformuar, reformuar qeverisjen dhe shoqërinë, janë vënë në krye të punëve, të fushatës bijë e bija të çmuara nga bëmat e tyre, nga soji dhe fise fisnike si: Bujar Leskaj, Nada Meçorrapaj, Përparim Shametaj, Agron Shehaj, Genc Deromemaj, Gramoz Nazëraj, po edhe prapavija, të rinjë dhe të rejat idealist-pasionant: Alta Haluci, Lorenc Danaj, Nada Daullja, Pranvera Dalipaj, Etmond Fetahu, Klevis Beko, Adriatik Isufaj,Taulant Nazaj, Xhuljo Maraj, etj për të sjellë qevirsjen e merituar, për tu shërbyer dhe jo për tu rrëmbyer shqiptarëve, për të ndëshkuar hadutrinë, hajninë, për të ngritur vendin nga lëngimi dhe ngjallur shpresën… Kur amerikanët, Aleati ynë i Madh, kombi më i parparuar dhe emancipuar, e qarkulloi qeverisjen e radhës në 4 vite, “lideri i Rilindjes”, kërkon Mandatën e tretë dhe zgjatjen e ruajtjes së tij nga garda, i frikësuar nga mëkatet? Shqiptarëve u bie të ndryshojnë qeverisjet çdo 4 muaj, të pastrojnë sa më shpesh pusin e ndotur-Këllirë!…Turma; të verbëra nga trutë dhe qorra nga sytë, u shkojnë pas të marrëve, mbajnë në mjerim të sotmen e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre!