“Edi Rama do të na sjellë vaksinën kineze, dorë e dytë”
Sigurimi i vaksinave për koronavirusin dhe vizita dy ditore e kryeministrit Rama në Turqi ishin në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Qeveritë e të gjirtha vendeve të botës po marrinb masa për të siguruar vaksinën që prodhohet në pak vende që numërohen me gishtat e dorës. Edhe qeveria e Shqipërisë ka thënë me gojën e kryeministrit Rama se do të sigurojë vaksinën. Për këtë arsye kryeministri Rama ishte në një vizitë në Nju Jork para disa javësh ku tha se arriti një marrëveshje me kompaninë Pfizer për të marrë 500 mijë vaksina. Këto lloj marrëveshjesh bëhen me shkrim sepse janë para, është një kosto e madhe për të marrë vaksinat dhe pajisjet shoqëruese për ruajtjen e tyre. Ka një logjistikë të tërë procesi i vaksinimit. Deri tani nuk kemi parë ndonjë marrëveshje. Mungon informimi për veprimet e qeverisë. Por arrijmë të mësojmë ne gazetarët sekretet. Këta që nga ’41 spiunojnë njëri-tjetrin, për ti “ngrënë” kokën njëri-tjetrit. Një burim në kryeministri, një njeri i pakënaqëur që Edi Rama nuk e ka bërë ministër, më tha se këto ditë kryeministri shkon për vizitë në Turqi te vëllai i vet i shpallur Erdogani dhe bën me të një marrëveshje për të marrë vaksinën kineze, dorë e dytë, nga Turqia. Sinovac ose CoronaVac është prodhim i një kompanie shtetërore kineze. Dikush mund të thotë shumë mirë, e paska siguruar vaksinën. E para zbulohet gënjeshtra e Pfizer. Po ta kishte siguruar atje nuk e merrte këtu. Megjithëse 500 mijë vaksina janë vetëm 20% e popullsisë. Qeveria turke ka bërë të ditur se ka bërë një marrëveshje me kompaninë kineze që tregton vaksinën për të blerë 50 milion vaksina. Turqia ka 84 milionë banorë. Është bërë dhe një tjetër marrëveshje nga qeveria turke me Pfizer që më vonë të marrë 34.5 milion vaksina. Turqia mbulon të gjithë popullsinë e vet dhe ka dhe një rezervë.
Për analizën e plotë klikoni videon e emisionit.