Ekspozitë me karikaturat në revistën “Hosteni”

“Arti, satira dhe Presidentët Amerikanë në Revistën Hosteni”, është ekspozita e rrallë me karikatura e çelur në Universitetin Europian të Tiranës. Dëshmi të një kohë kur krerët e shtëpisë së bardhë ironizoheshin nga revista satirike në funksion të pushtetit, sot prezantojnë dialogun me të shkuarën.

Dëshmi të një kohë kur në Shqipëri bëhej garë se kush ironizonte dhe tallte më shumë Presidentët amerikanë.

Karikaturat e artistëve shqiptarë nën regjimin komunist ku satirizohen krerët e shtëpisë së bardhë Nikson, Bush, Karter, Truman, Xhonson vijnë në një ekspozitë në Universitetin Europian të Tiranës.

“Arti, Satira dhe Presidentët Amerikanë në Revistën Hosteni”, është një ballafaqim mes fotografive të George Tames”, fotoreporterit shqiptaro-amerikan të ‘New York Times’ me imazhet ikonë të gjeneratave që jetuan diktaturën në Shqipëri.

Lori Amy: “Gjatë punës për të zbuluar si i kishte paraqitur shtypi i kohës Presidentit amerikan, gjetëm imazhe nga “Hosteni”. Nga ato e kuptuam se sa i rëndësishëm ka qenë Hosteni për dy breza shqiptarësh nën regjimin komunist dhe vendosëm ti kushtojmë një ekspozitë të veçantë”.

Bujar Kapexhiun, imazhet e Hostenit e ftojnë në një refleksion mbi kohën kur e kishte detyrë të satirizonte Presidentët amerikanë dhe atë sot kur e bën si dimension të lirisë.

Kapexhiu: Kam dhe kënaqësisë që vazhdoj akoma të bëj karikatura për Presidentët amerikanë.

Si një prej protagonistëve të artit të karikaturës në dy kohë, Kapexhiu nuk mund të refuzonte ftesën simbolike për ta bërë “Hostenin” sërish të madh.

SHKARKO APP