“Ëndrra e doktorit”, Besnik Mustafaj provokon e satirizon përmes groteskut

Besnik Mustafaj ka provokuar fort në librin e tij të fundit “Ëndrra e doktorit”. Ai rikthen protagonist Doktor Adhamudhin e Andon Zako Cajupit, për të satirizuar politikanët e sotëm, por duke i dhënë personazhit dimensionin e gjithëkohësisë në problematikat që mbart e përcjell.
Mustafaj: Besoj se është gjithëkohësia shqiptare në raport me problematikën që mbart doktor Adhamudhi.
Po kush është Doktori me ëndrra? Për autorin lidhja e personazhit me një emër konkret do të ishte ngushtim i pamjes. Nësë e lidhni me Sali Berishën, Mustafaj është i aftë të gjejë analogji më të fortë me Edi Ramën.
Mustafaj: Asosacionin shumë më të qartë e gjeni në njjë intervistë të Edi Ramës, babait të rilindjes së sotme, i cili sapo u bë Kryeministër thotë se obsesionet e mia janë vdekja dhe përjetësia.Në këtë kuptim i gjen kudo dhe do të ishte ngushtim i pamjes nëse do të mbetej vetëm tek Doktori, Kardiologu.
Përmes groteskut gati të pashpirt, Mustafaj prek temat e tij të pëlqyera si lidhja me historinë dhe marrëdhënia kujtesën, ndërsa vlerëson së një shekull diçka nuk ka ndryshuar.
Mustafaj: Elita drejtuese, udhëheqëse shqiptare ka pasur një këmbëngulje shumë të madhe për ti përqëndruar tek vetja edhe lavdinë, edhe të kaluarën, edhe të ardhmen, edhe paranë.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=hF8BxuS–Bw&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP