Ermonela Jaho, hapë sezonin e vitit 2017 të Shtëpisë Operistike në Sidnej të Australisë

Faqja zyrtare e Shtëpisë së Operës në Sidnej të Australisë ka njoftuar se sezoni i vitit 2017 do të nis me artisten e madhe shqiptare Ermonela Jaho, e cila në shfaqjen operistike “La Traviata” do të paraqitet në rolin e Violetës, shkruan KultPlus.

Poashtu, kjo shtëpi operistike ka njoftuar se pikërisht prestigjiozja “The Economist”, sopranon shqiptare Ermonela Jaho e ka quajtur si sopranon më të vlerësuar.

Ermonela Jaho në rolin e Violetës do të prezantohet prej 3 shkurtit deri më 18 shkurt, ku brenda kësaj periudhe do të paraqitet në gjashtë shfaqje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?