Ervis Zholi dhe diaspora e Amerikës në tubimin e 2 marsit
Tridhjetë orë udhëtim drejt Shqipërisë, nga aeroporti i Rinasit direkt në Bulevardin e kryeqytetit.
Ervis Zholi nuk ka ardhur vetëm nga Amerika në tubimin e thirrur nga Presidenti.
“Jemi 200 veta të tjerë në shesh nga diaspora e Amerikës. U bëmë bashkë, kemi netëork dhe komunikojmë për rastet e kombit shqiptar për ta mbrojtuar atë.”
Shqiptarët janë bërë bashkë anë e kënd botës në mbështetje të të drejtave dhe Kushtetutës shqiptare, e kjo për Ervis Zholin nuk është thjesht një mbështetje për Ilir Metën.
“Sot nuk kanë ardhur për Ilir Metën. Në ShBA kur nis shkollën mëson Kushtetutën, por kur bëhet fjalë për Kushtetutë ndihen të cënuar moralisht dhe shpirtërisht.”
Por pse diaspora sot pas 30 vitesh vendosi te reagojë për ngjajet që ndodhin në vendin e tyre.
“Në këtë rast zëri i diasporës është shumë i rëndësishëm. Nuk ka ndodhur ndonjë herë në 30 vite të vijnë që të vijnë 200 veta nga diaspora. Shqiponjat fluturojnë me veç e sorrat më veç , nuk ka rëndësi kush është në pushtet. E rëndësishme është që të mos e uzurpojnë këtë Kushtetutë.”
Por si do ta shpëtojë Kushtetutën diaspora shqiptare?
“Mjafton të jemi bashkë.”
/Ora News