Estrada e Ulsiut, Autoriteti zëvendëson DSIK-në 

Nga Kastriot Dervishi –

Po zhvillohet këto çaste estrada e ndryshimit të ligjit të ISKK-së. Më e zbuluar dhe qesharake se asnjë mbledhje tjetër. E drejton Ulsiu. Nga emocioni partizan, te shkelja e ligjit. Është zhdukur Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), pa nam e nishan.

Preket ligji i tyre organik nr.8457 që kërkon gjasme certifikatë sigurie për institucione që nuk qarkullojnë informacion të klasifikuar dhe DSIK nuk ndihet për këtë shkelje ligji. Ore, mos i ka ndodhur gjë këtyre shokëve! Pyetjes së Agron Tufës për mungesën e DSIK-së, Ulsi Manja iu përgjigj se kishin sjellë aty Autoritetin e “hapjes së dosjeve”.

Nuk e dinim që DSIK paska zëvendës , me urdhër të Ulsiut. Këta shokët e Autoritetit nën urdhrat e Ulsiut, a e dinë se nuk duhet të bëheshin figurantët e tij, apo edhe këta nuk e kuptojnë për çfarë bëhet fjalë?

Nuk është parë deri sot estradë më e arrirë se kjo e sotmja, e denjë për një shtet leshi ku ligji nuk përfillet aspak. Vërtet DSIK dhe Autoriteti janë pjesë e një kazani, por funksionet nuk i kanë të njëjta. Të paktën për shfaqje të ishin kazanxhinj të denjë.

SHKARKO APP