Eurovision 2017, 10 shtetet e gjysmëfinales së dytë që u kualifikuan për në finale

Pas natës së parë gjysmëfinale të festivalit evropian ku mori pjesë edhe Shqipëria, por nuk arriti të kualifikohej për në finale, mbrëmë është mbajtur nata e dytë gjysmëfinale e Eurovison.

Plot 18 konkurrentë u ngjitën në skenë nga gjithsej 19 sa ishin paralajmëruar, kjo pasi Rusia nuk mori pjesë, për shkak të ndalesës që i bën përfaqësueses së shtetit për të hyrë në Ukrainë.

Nga 18 shtete garuese të gjysmëfinales së dytë, këto janë ato që arritën të sigurojnë biletën për në finalen e madhe:

Swiss Digital Desktop Reklama

Bullgaria
Bjellorusia
Kroacia
Hungaria
Danimarka
Izraeli
Rumania
Norvegjia
Holanda
Austria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Eurovision 2017 këtë vit zhvillohet në Ukrainë, ndërsa finalja mbahet këtë të shtunë, datë 13 maj. Shqipëria këtë vit u përfaqësua me këngën ‘World’ nga Linda Halimi, por pavarësisht vokalit të këngëtares dhe vlerësimeve, ajo nuk arriti të kalojë në finale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?